Jeremic: Nuk ka ndarje te Kosoves
Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic, ka perjashtuar cfaredo mundesie te ndarjes se Kosoves. Ai ka deklaruar per televizionin e Serbise se EULEX-i vendoset ne Kosove me kushtet qe i ka percaktuar qartazi Serbia dhe te cilat jane mbeshtetur nga Keshilli Sigurimit. Jeremic ka thene se "Bashkimi Evropian edhe formalisht eshte deklaruar ne Keshillin e Sigurimit se aktivitetin e tij ne Kosove do ta zhvilloje nen ombrellen e Kombeve te Bashkuara, duke respektuar Rezoluten 12 44". Sipas ministrit te Jashtem serb, tani ekziston plani i Ban Ki-Munit, i cili nuk prek sovranitetin dhe integritetin territorial te Serbise.