E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Gjykates Kushtetuese mberrin ne zyren e Berishes

Mesazhi Kryeministri takim me Dedjen Do te mbeshtesim institucionin

Kreu i qeverise Berisha priti dje ne zyren e tij ne Keshillin e Ministrave kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja. Takimi i djeshem me sa duket eshte nje praktike e re e takimit te Kryeministrit me kete drejtues te larte te ketij institucioni duke qene se ne shkuaren nuk jane zhvilluar te pakten zyrtare. Nderkaq ne njoftimin zyrtar te Kryeministrise per kete takim thekson se ishte nje takim kortezie ne kuader te marrjes se detyres se tij te re. Kryeministri e uroi kryetarin e gjykates per detyren e rendesishme dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje rolin e saj qendror ne nje sistem demokratik theksohet ne njoftim. Keshtu gjate bisedes Kryeministri Berisha theksoi rendesine e konsolidimit te pavaresise depolitizimit dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise si garant i te drejtave themelore. Po keshtu sipas njoftimit Kryeministri Berisha e garantoi kryetarin e Gjykates Kushtetuese per mbeshtetjen e plote te qeverise per Gjykaten Kushtetuese ne respekt te kuadrit kushtetues dhe institucional. Nga ana e tij Dedja e falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen institucionale dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje me paanshmeri rolin e saj si garant i Kushtetutes i lirive dhe te drejtave te individeve dhe sistemit demokratik. Zoti Dedja ndau te njejtat konsiderata ne lidhje me rendesine e konsolidimit te metejshem te pavaresise dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise ne teresi theksohet ne njoftimin per shtyp te Kryeministrise. Gjykata Kushtetuese eshte nje institucion kyc per sa u perket shume ceshtjeve politike qe kalojne aty. Kryetari aktual i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja ishte nder te paktit kandidatura te ardhura nga Presidenti Topi ne Parlament qe kane marre voten e mazhorances. Deri tani PD-ja ka rrezuar nje kandidat per Gjykaten Kushtetuese dhe 2 anetare per Gjykaten e Larte. Sipas axhendes se shpejte te Gjykates Kushtetuese aktualisht pritet qe ajo te jape vendimin e saj per ligjin Antimafia i cili u miratua nga mazhoranca dhe u cua nga nje shoqate juristesh ne kete gjykate duke e cilesuar kete nisme si antikushtetuese. Nga ana tjeter pritet qe ne Gjykate Kushtetuese per interpretim te shkoje edhe ceshtja e heqjes se mandatit te deputetit te Partise Socialiste Ilir Beqja te cilin mazhoranca e ka akuzuar se ka shkelur Kushtetuten per sa u perket fondeve publike qe ai ka perfituar gjate kohes qe ishte deputet. Po keshtu ne Gjykate Kushtetuese mazhoranca e ka keshilluar opoziten te shkoje edhe per sa i perket ceshtjes se hapjes se kutive duke e konsideruar kete si te vetmen rruge ligjore qe opozita duhet te ndjeke per kete ceshtje me interes te larte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›