Tjetersuan pronat ne Shengjin dy zyrtare ne pranga
Dy zyrtare lokale u arrestuan dje me akuzen e falsifikimeve dhe tjetersimit te pronave ne zonen e Shengjinit ne Rrethin e Lezhes. Lajmi behet i ditur nga burime te Policise se Shtetit qe saktesuan se te arrestuarit jane Tonin Paloka 42 vjec nenkryetar i Komunes Kolsh dhe punonjes Hipoteke. I arrestuari i dyte eshte shtetasi Nikolle Prelaj kryeplak i Shengjinit. Policia pohoi se hetimi ndaj dy te dyshuarve ka filluar disa muaj me pare pas denoncimeve qe kane bere prane sektorit te luftes kunder krimit ekonomik ne Policine e Lezhes nga pronaret e tokave te tjetersuara me ane te manipulimeve me dokumentet. Policia tha se gjate hetimit jane dokumentuar disa raste abuzimi nga dy te arrestuarit. Burimet zyrtare kane sqaruar se arrestimi i dy personave te dyshuar u be i mundur ne saje te aksionit te koduar me emrin Toka jone.