E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deda optimist: Fushaj më bindi

Plotësisht "shend e verë" dhe me një buzëqeshje triumfuese u paraqit në një konferencë shtypi shumë të mediatizyuar "dhendri i ri" i bankinës shkodrane, malaziasi Dervish Haxhiosmanovic, në prezantimin e katërt të tij si trajneri Vllaznisë brenda tetë viteve të fundit. Dervish Haxhiosmanovic e ruan një rekord historik te Vllaznia, pasi është trajneri i parë i saj i huaj pas sezonin e kaluar te skuadra shkodrane drejtoi për pjesën e parë të sezonit edhe gjermani Ulrih Shulse.
OPTIMIZËM PROFESIONISTI
Rikthimi me petkun e trajnerit që ka sjellë titullin e fundit në Shkodër në sezonin 2000-2001, njëherësh edhe i nënti në historinë e klubit më të vjetër në Shqipëri, "Deda" krijoi optimizëm në kampin shkodran dhe ultrasit kuqeblu. "Pas bisedimeve me presidentin Fushaj vendosa të marr drejtmin e skuadrës", - tha pasuesi i Mirel Josës, së shkarkuar pas humbjes së këtij të fundit me Teutën (1-2) në Shkodër. Për herë të fundit, Dervish Haxhiosmanovic e drejtoi Vllazninë në sezonin 2005-2006, por u shkarkua pas javës së 6-të, duke i lënë vendin Hysen Dedjes, një tjetër trajner kampion me kuqeblutë (sezoni 1997-1998)
KUALIFIKIMET E MEDHA TE DEDËS
Historike në aventurën shqiptare të malaziasit, Dervish Haxhiosmanovic, kualifikimi në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve, kur pas eliminimit të kampiones së Islandës, KR Rejkjavik (humbi 2-1 në Islandë dhe fitoi 1-0 në "Qemal Staf", dy gola të Klodian Duros), u përball me skuadrën më të madhe turke, Gallataraj, me të cilën humbi 2-0 në Stamboll dhe 4-1 në "Qemal Stafa" (gol i Sinanit).
Haxhiosmanovic i ka dhuruar edhe një tjetër kualifikim Vllaznisë në raudin e dytë të një kompeticioni europiane, kësaj radhe në Kupën Intertoto, në sezonin 2004-2005, kur pasi humbi në Shkodër me izraelitët e Hapoel Beer Sheva 1-2 (gol i Salihit për shkodranët), fitoi takimin e dytë në Izrael 0-1 (po me gol të Salihit), por për shkak të parregullsive në formacionin e Hapoelit, UEFA vendosi t'i jepte fitoren 3-0 në tavolinë Vllaznisë. Në turin e dytë, Vllaznia i humbi me Slaven Belupo (2-0) në Kroaci dhe fitoi 1-0 në Shkodër. Trajner zyrtar i regjistruar në protokollin e ndeshjes ishte Gëzim Mustafaraj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›