Legjendat shqiptare, në tablo pikture në Paris
e fundit është përfshirë në koleksionin e çiftit presidencial francez. Media ka raportuar se pak kohë më parë vepra e tij e titulluar Gjeli, është bërë pjesë e koleksionit presidencial të presidentit francez, Nikolas Sarkozi. Ekspozita e tij vetjake mëton ti japë publikut francez ngjyrat dhe elementet krejtësisht të veçanta të pikturës së tij, duke zbërthyer temën e përrallave, legjendave dhe baladave shqiptare. Kjo ekspozitë ka qenë në Kosovë dhe sipas tij, shpejt mund të udhëtojë në Tiranë, Shkup, edhe pse jo drejt Athinës apo Beogradit. Tani po bëhet më e butë, pasi ia kam arritur qëllimit, i kam tërhequr vëmendjen dhe tashmë po merrem më shumë me anën estetike, është shprehur ai për këtë fazë të krijimtarisë së tij. Po ashtu artisti ka ekspozuar në muzeun e Prishtinës 27 piktura të ndara në pesë cikle. Krijime nën emrin "union", "dialog" "lagjia ime" "përrallore" dhe thjesht "vizatime". Vetë Haliti e ka quajtur këtë ekspozitë në Prishtine, një organizim mallëngjyes, ndërkohë që publicisti, Shkelzen Maliqi e ka vlerësuar edhe njëherë pikturën si një "realizëm magjik". Në çeljen e ekspozitës kanë marrë pjesë zëvendës ambasadori i Shqipërisë në Kosove dhe ministri i Kulturës. Helidon Haliti i përket asaj gjenerate të re të studentëve të Shqipërisë bashkëkohore, i cili u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë në vitin 1993. I emigruar ne Greqi për gati 12 vjet, piktori është rikthyer drejt vendit të tij, për të derdhur në telajo atë që i bën përshtypje, shumë afër studios së tij. Helidon Haliti ka ekspozuar për herë të parë në Tiranë në vitin 1984, në një ekspozitë kombëtare, si dhe në ekspozitën e të rinjve në Oslo, në Norvegji në vitin 1985 ku është vlerësuar me dy çmime për akuarelet e paraqitura prej tij. Haliti ka qenë vazhdimisht i pranishëm në ekspozita të ndryshme në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Ai realizon vepra në gjini dhe teknika të ndryshme. Pikturat e tij janë pjesë e koleksioneve private në vende të ndryshme të botës. Helidon Haliti ka ekspozuar në disa prej galerive me te njohura ndërkombëtarisht dhe pikturat e tij janë pjesë e koleksioneve private e publike në mbarë botën.
Last Updated on E Marte, 13 Prill 2010 19:51