Çelik sizmik për përballimin e tërmeteve
e cila zhvillon aktivitetin e saj në Kombinatin Metalurgjik, Prifti diskutoi lidhur me linjën e re që kompania po instalon, që konsiston në prodhimin e çelikut sizmik dhe që përbën një investim prej 16 milionë euro. Kam ardhur të vizitoj një nga kompanitë më serioze që ka sot Shqipëria, një nga investitorët e huaj më seriozë, një vend ku punojnë rreth 800 persona. Kam ardhur të shoh këtë linjë të re që po instalohet për prodhimin e çelikut, që është një investim prej 16 milionë euro. Do të prodhohet një çelik, i cili do të jetë çelik sizmik, çka do të thotë se është shumë i rezistueshëm ndaj tërmeteve, tha Prifti. Ai ka shtuar se ky është një produkt i ri që po futet në tregun shqiptar. Prifti garantoi se qeveria është e gatshme ta mbështes këto lloj investimesh.
Last Updated on E Marte, 13 Prill 2010 19:36