E Diel, 1 Nëntor 2026

Legjionarët, fundjava në EuropëPa kapitenin shqiptar Lorik Cana, Olimpiku i Marsejës humbi në shtëpi 1-3 me Olimpikun e Lionit

Pa kapitenin shqiptar Lorik Cana, Olimpiku i Marsejës humbi në shtëpi 1-3 me Olimpikun e Lionit (java e 36-të), duke qenë tashëm tri pikë larg Bordosë së vendit të parë (74), kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit francez.

BOGDANI- Kievo  e Erjon Bogdanit barazoi 2-2 në transfertë me Xhenoan (java e 36-të e kampionatit italian). Bogu u zëvendësua në minutën e 72-të.

UJKANI – Portieri i Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, qëndroi në stol në fitoren 2-0 të Palermos kundër Lacios të drejtorit sportiv shqiptar, Igli Tare.

XHEMAILI- Torino e Blerim Xhemailit fitoi 2-1 në transfertë kundër Napolit. Shqiptari nga Maqedonia, por me pasaportë zvicerane luajti gjatë gjithë takimit.

BERISHA- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Besrt Berisha luajti vetëm në pjesën e parë në barazimin 2-2 të AC Horsensit të tij kundër Aalborgut. Berisha u ndëshkua edhe me një karton të verdhë (13’).

E Hene, 18 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›