Salihi, goli i 30-të për SV RiedPër ish-sulmuesin e Vllaznisë ky ishte goli i 12-të sezonal (po aq sa realizoi edhe kampionatin e kaluar). Goli kundër Rapidit të Vjenës ishte simbolik për Hamdiun, pasi ishte ai me numër 30-të me fanellën e Ried

Hamdi Salihi shënoi një gol në fitoren 3-0 të SV Ried kundër Rapidit të Vjenës, që drejtohet nga Peter Pakult, një trajner kandidat për stolin e Kombëtares shqiptare. Me fitoren kundër Rapidit, SV Ried është shumë pranë një vendi në Ligën e Europës.
Për ish-sulmuesin e Vllaznisë ky ishte goli i 12-të sezonal (po aq sa realizoi edhe kampionatin e kaluar).
Goli kundër Rapidit të Vjenës ishte simbolik për Hamdiun, pasi ishte ai me numër 30-të me fanellën e Ried në 74 ndeshje kampionati.
Në këtë bilanc llogariten edhe 6 golat e realizur në gjysmën e sezonit 2006-2007, pasi më parë kishte shënuar 13 gola me Tiranën në pjesën e parë të sezonit përpara se të transferohej në Austri.
Golashënuesi më i mirë i SV Ried është Nacho (13 gola), një gol më shumë se Salihi. 25-vjeçari shqiptar renditet i teti në listën e golashënuesve të kampionatit austriak, që kryesohet nga Marc Janko i Salzburgut me 39 gola.
Në Austri kampion doli Salzburgu i mbrojtësit shqiptar me pasaportë austriake, Ronald Gërcaliu, i kërkuar së fundi nga Sëlltiku i Gllazgout.
E Hene, 18 Maj 2009