E Diel, 1 Nëntor 2026

Legjislacioni shqiptar, së shpejti, në një database elektronik.Kryetarja e Kuvendit: "Ky projekt ambicioz e vendos Kuvendin e Shqipërisë në një nivel me parlamentet europiane.

  Sot në byronë e Kuvendit të Shqipërisë, u bë prezantimi i ecurisë së projektit për kompjuterizimin e bazës ligjore të të Dhënave.  Faza më e rëndësishme e këtij projekti, në bashëkpunim me OSBE, është ajo paraqitjes elektronike së ligjeve, që nga viti 1991, në formë integrale( versioni full tekst)
 
Në fjalën e përshëndetjes, Kryetarja e Kuvendit tha se ky projekt ambicioz dhe i guximshem, bën të mundur që Kuvendi i Shqipërisë nga pikpamja e Teknologjise së Informacionit, të jetë në të njëjtin nivel me parlamentet e tjerë të Europës
 
"Kjo bazë të dhënash do të  bëjë të mundur që të gjitha ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë nga viti 1991 e deri më sot, të mund të konsultohen online në versionin e tyre të plotë "full tekst" dhe çka është më e rëndësishmja në formën e tyre integrale, pra të kemi ligjin në formën e tij përfundimtare, duke përfshirë gjithë amendimet që ka pësuar ndër vite. 
 
Kryetarja e Kuvendit tha se një ndër prioritet e punës së saj ka qenë që në fillim, rritja e përdorimit të teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kuvend, me qëllim efektshmërinë e punës së deputetëve dhe të stafit të Kuvendit. Njëherësh ky proces ka qenë në funksion të rritjes së transparencës së veprimtarisë së institucionit me zgjedhësit.
 
"Në Kuvendin e Shqipërisë- u shpreh Kryetarja e Kuvendit, po bëhet një transformim rrënjësor i Teknologjisë së Informacionit ( për më tepër, kliko- fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit )
 
Kryetarja e Kuvendit theksoi se pjesë të rëndëishme të projektit të kompjuterizimit të legjislacionit shqiptar,  janë përfundimi I instalimit të rrjetit komjuterik në të gjithë godinën e Kuvendit së bashku me vendosjen e internetit, Intraneti, ngritja e  bazës elektronike të të dhënave të procesverbaleve, të seancave dhe interpelancave etj.
 
Konsulenti i projektit André van der Meer, gjatë prezantimit teknik, falenderoi dhe vlerësoi angazhimin e Kryetares së Kuvendit, për zbatimin korrekt të fazave  të projektit.
 
"Ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe jetik për organizimin e Kuvendit, si institucioni kryesor I  një Republike parlamentare" .- u shpreh konsulenti der Meer.
 
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehu kënaqësinë e veçantë që realizimi I këtij projekti, në pjesën më të konsiderueshme, po përfundon brenda mandatit të drejtimit nga ana e saj, të Parlamentit shqiptar.
 
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›