E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq paralizon portet e vendit

Vlorë- Moti i keq ka bllokuar punën normale në portin e Vlorës. Mesohet se për shkak të erës së fuqishme dhe detit me dallgë të mëdha janë shkaktuar probleme për mjetet detare.

Bëhet me dije se trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i cili ditën e sotme ka mbërritur rreth orës 08:00, në portin e Vlorës nuk po arrin dot të ankorohet në kalatën e këtij porti.

Ndërkohë që dhjetra pasagjerë janë të detyruar të rrinë në brenda traget, pasi era e fuqishme dhe dallgët e medha nuk e lejojnë tragetin të ankorohet. Dy herë është provuar nga marinarët ankorimi i tragetit, por pa rezultat.

Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës mesohet se era e fuqishme ka një shpejtësi 15-20 m/s , si dhe fuqia e detit arrin deri në 7 ballë në gjirin e Vlorës, që nga nata e mbrëmshme.

Por jo vetëm për linjat e tragetëve, edhe peshkatarët po vuajnë pasojat e motit të keq, pasi prej 5 ditësh nuk dalin dot për peshkim.

Edhe në portin e Durrësit trageti i linjës BariDurrës do të mbërrije me disa orë vonesë për shkak të motit të keq. Dallgët e detit në këtë port kanë arritur në 6 ballë duke bërë po ashtu të pamundur edhe daljen e peshkatarëve për të siguruar të vetmin burim jetese për ta, peshkimin.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›