Lehne: Pavaresia eshte fakt
Ish-emisari europian per statusin e Kosoves, Stefan Lehne, ka deklaruar se nuk duhet pritur qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise te dale me qendrim se deklarata e pavaresise se Kosoves ka shkelur te drejten nderkombetare. Diplomati austriak ka thene se ne vend te kesaj duhet pritur nje qendrim kompleks dhe jo i qarte. Sipas agjencise austriake se lajmeve APA, Lehne ka thene se deklarata e njeanshme nuk ka qene zgjidhja me e mire, “por se nuk kishte tjeter alternative”. “Do te kishte qene mire nese Keshilli i Sigurimit do te ishte ne gjendje te nxjerre nje rezolute”, tha ai. “Pozicionet e te dy paleve ne negociatave ishin aq shume te largeta dhe ne Keshillin e Sigurimit, Rusia ishte kunder nje rezolute qe mbeshteste planin e Ahtisaarit. Ne keto kushte nuk kishte alternative tjeter ndaj deklarates se njeanshme te pavaresise” perfundoi ish emisari Lehne.