Lehne vlerësoi të arriturat Kosovës për krijimin e një shteti funksional
Në këtë rast, zv.kryeministrja Tahiri vlerësoi lartë kontributin e Lehnes për pavarësinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal dhe falënderoi atë për angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.
Bëhet e ditur se në takim u bisedua për ardhmërinë evropiane të rajonit dhe sfidat kryesore për stabilitetit dhe sigurinë e qëndrueshme, me ç’rast u vlerësua se pavarësia e Kosovës është një kontribut esencial në këtë drejtim.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike bazohet një proces reformash shtetërore në përputhshmëri me standardet evropiane dhe që BE-ja duhet të rrit mbështetjen ndaj Kosovës.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Zëvendëskryeministres thuhet se në takim është vlerësuar se dialogu teknik mes Prishtinës dhe Beogradit, i kontribuon për fqinjësinë e mirë dhe aspiratave euroatlantike.
Tahiri konsideroi se dialogu teknik ka prodhuar disa marrëveshje shumë të rëndësishme mes dyja shteteve, porse mospërmbushja e obligimeve nga ana e Serbisë ato duhet të zbatohen plotësisht, ndërsa tha se barrikadat dhe strukturat ilegale në veri të vendit duhet të hiqen për ‘ti dhënë rrugë zbatimit të marrëveshjeve e plota.
Ajo ftoi BE-në që vendimet për kandidaturën e Serbisë të bazohen në kushtet e BE-së për dialogun, të cilat faktikisht Serbia nuk i ka përmbushur.
Kurse ish- përfaqësuesin e BE-së në negociatat e Vjenës për statusin e Kosovës dhe ish-drejtorin e drejtoratit të Përgjithshëm të KE-së për Çështjet e Jashtme dhe ato Politiko-Ushtarake, Stephan Lehne i çmoi të arriturat dhe angazhimin e Kosovës për të krijuar një shtet të funksional dhe evropian dhe se vlerësoi si shumë të rëndësishëm integrimin e Ballkanit në BE, si një garanci për stabilitetin rajonal.