E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtë në Inter

Antonio Cassano u shpreh i lumtur që ndihmoi Interin në fitoren 3-0 ndaj Pescaras në kuadër të xhiros së parë në Serie A, që ishte debutimi i tij për Nerazzurrët.

Sulmuesi iu bashkua Interit javën e kaluar nga Milani në shkëmbim me Giampaolo Pazzinin dhe ishte në formacionin bazë kundër Pescaras ku bëri paraqitje të mirë duke asistuar në golin e dytë të shënuar nga Diego Milito.

“Jam shumë i lumtur. Të luaj me Militon dhe Sneijderin është lehtë, më duket shumë e thjeshtë të kombinohem me këta bashkëlojtar”, deklaroi Cassano për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›