E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo kërkon Hasanin

Dinamo e Zagrebit ka gjetur përforcimin e duhur për Ligën e Kampionëve. Me largimin e Milan Badeljit, kampioni i Kroacisë synon të përforcojë mesfushën me transferimin e anëtarit të Wolfsburgut, Ferhan Hasani.

Sipas të përditshmes kroate Jutarnji List, futbollisti nga Tetova është shndërruar në objektiv të gjigantit kroat dhe mund ti bashkohet Dinamos gjatë kësaj jave.

Reprezentuesi maqedonas në verën e vitit të kaluar braktisi Shkendijën e Tetovës duke iu bashkuar Wolfsburgut në Bundesligë në marrëveshje me vlerë prej 700 mijë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›