E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina, pa problem ndaj Vëllaznimit

Prishtina ka shënuar fitore pa problem ndaj Vëllaznimit me rezultat 2:0, në ndeshjen e fundit të xhiros së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Bardh e kaltrit kanë fituar me meritë, pasi bëri lojë më të mirë, sidomos në pjesën e dytë.

Në 45 minutëshin e parë, rrjetat mbetën të paprekura. Në këtë periudhë gjakovarët lëshuan dy raste të mira, kurse vendësit rrezikuan dy-tri herë.

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Ejup Mehmetit – Kapiti ishin më të vendosur dhe e gjetën golin e parë në minutën e 64-t me anë të sulmuesit Florin Bërbatovci.

Ndërkaq, në minutën e 85-të, i rikthyeri në fushë pas një kohe të gjatë, Behar Maliqi, realizoi një super gol nga distanca, për ta mbyllur çështjen e fituesit.

Në pjesën e dytë, vendësit e lëshuan një rast të pastër me të riun Begolli. Kjo fitore e shkëputi Prishtinën në krye të tabelës, me 6 pikë nga dy ndeshje.

Tabela

1. Prishtina 6 pikë

2. Trepça ’89 4

3. Kosova (V) 4

4. Trepça 3

5. Drenica 3

6. Liria 3

7. Hajvalia 3

8. Ferronikeli 3

9. Drita 3

10. Hysi 1

11. Vëllaznimi 1

12. Besa 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›