E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtësohen më tej procedurat e kalimit me Malin e Zi

Marrëveshja për këtë u nënshkrua sot midis dy krerëve të policisë, përkatësisht Hysni Burgajt dhe atij të policisë malazeze, Bozhidar Vuksanoviç.

Marrëveshja parashikon shkurtimin e procedurave të kalimit gjatë sezonit veror. Po ashtu, policitë e të dy vendeve do të ketë të drejtën të ushtrojnë aktivitetin e tyre në të dy anët e kufirit duke shtuar dhe përforcuar së tepërmi luftën kundër krimit.

“Sot së bashku me kolegun e Malit të Zi, Vuksanoviç, nënshkruam një marreveshje shumë të rëndësishëm mes dy policive, për një shërbim akoma më cilësor përsa i përket periudhës së sezonit turistik në Mal të Zi dhe Shqipëri, ku do të kemi një shërbim në të dy anët me oficere të policisë shqiptare përsa i përket sezonit turistik 2012”, tha Burgaj.

Sipas tij, u diskutua edhe per rritjen e bashkëpunimit mes dy policive në luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, për një shërbim akoma më cilësor në pikat e kalimit e kontrollit kufitar. /Start/

                                                                                             2012-06-25 14:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›