E Diel, 1 Nëntor 2026

Lehtësohet procedurat për regjistrimin e bizneseve

Lehtësohen procedurat për regjistrimin e bizneseve. Në komisionin e ekonomisë dhe financave u miratua ndryshimi në projektligj i cili i jep mundësi bizneseve të regjistrohen edhe me një fotokopje të pa-noterizuar të dokumentave.

Drejtori i qendrës Kombëtare të Regjistrimit Tomi Kola deklaroi se një ndryshim i tillë do tu vijë në ndihmë bizneseve duke i shkurtuar kohë dhe para.
 

Opozita ndërkohë kërkoi që procedurës ti bashkëngjitet edhe një vendeklarim i subjektit për të shmangur abuzimet.
 

Projektligji u miratua me konsensus. Dorëzimi i fotokopjeve të panoterizuara të shoqëruara me kartën e identitetit, e cila do të skanohet, pritet të shkurtojë kohë dhe para për bizneset që duan të kryejnë procedurat e regjistrimit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›