E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi ne ligjin per QKR stop burokracive per bizneset

Thjeshtohen procedurat për regjistrimin e bizneseve. Tashmë subjektet nuk duhet të dorëzojnë më dokumentet origjinale të noterizuar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, por do të mjaftojë vetëm fotokopja e pa noterizuar. Kjo pritet të shkurtojë më tepër kohë dhe para bizneseve.
Ndryshimi në ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit kalon me konsensus të palëve politike në Komisionin kuvendor të Ekonomisë.
Në komision ishte i pranishëm Drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Tom Kola, i cili deklaroi se propozimi për këtë ndryshim erdhi pas sugjerimeve të vetë subjekteve.
Deputetët e opozitës kërkuan përmirësimin e këtij ndryshimi në favor të bizneseve, duke propozuar që dokumenteve t’i bashkëngjitet edhe vetëdeklarimi i shkruar i subjektit. Komisioni ra dakord për përfshirjen e këtij propozimi. 
Për disa kohë me radhe specialistë të Qendrës Kombëtare të regjistrimit shpërndan tek subjekte anketime, për të përmirësuar shërbimet ndaj tyre. Dorëzimi i fotokopjeve të panoterizuar, të shoqëruara me kartën e identitetit, e cila do të skanohet, pritet të  shkurtojë kohë dhe para për bizneset. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›