Tregëtia me jashtë, INSTAT: Gjatë gushtit shënoi ulje

Kriza ekonomike prek rëndë sektorin fason. Kjo duket prej të dhënave të bëra publike prej INSTAT ku theksohet se eksporti i nëngrupit “Tekstile dhe këpucë" u ul 40.7 përqind përgjatë muajit gusht.
Fasonët punojnë kryesisht për tregun e huaj dhe ulja e eksporteve nënkupton vështirësite më të cilat ata po përballen.
Sipas specialistes së tregtisë me jashtë, Alma Mezini, një tjetër pamje kanë pasur eksportet e mineraleve që kanë pësuar rritjen më të madhe.
Sipas Institutit të Statistikave, mallrat shqiptare janë eksportuar kryesisht drejt Austrisë, Kosovës, Maqedonisë, por edhe dhe Amerikës. Sipas INSTAT mallrat me akcizë vijojnë të njohin rritje, veçanërisht nënproduktet e naftës, duke treguar për një kërkesë në rritje të konsumatorëve shqiptarë.