E Diel, 1 Nëntor 2026

Veshje të falsifikuara sekuestrohen nga dogana: Dëmtojnë shëndetin

Konfiskohen dhe shkatërrohen veshje të fallsifikuara. Drejtoria e Doganës në bashkëpunim me drejtorinë e markave dhe patentave ka bërë të mundur ndalimin e mallrave të fallsifikuara me emrat më të njohur të firmave të veshjeve në portin e Durrësit.
 

Sipas, Arbër Habilit, specialist në drejtorinë e doganave këto mallra janë të rrezikshme, pasi përmbajnë helme të dëmshme për shëndetin.
 

Drejtoria e Doganave bën me dije se do të vazhdojnë aksionet për konfiskimin e të gjithë atyre mallrave që janë fallsifikime, pasi janë shkelje e autorsisë dhe pronësisë intelektuale.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›