E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi qe zgjoi kureshtjen per Shqiperine

Panairi “Agrobiznes dhe Turizëm” i pari i këtij lloji në vendin tonë, për tre ditë me radhë ka sjellë  copëza të kulturës, traditës, bukurive shqiptare. Nga të gjithë, ky organizim i kombinuar midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Turizmit është vlerësuar si gjetje e duhur për prezantimin e më të mirës që ofron Shqipëria.
Turistë të huaj dhe vendas kanë vizituar dhe shijuar gjithçka shqiptare por dhe janë njohur me vende që ende nuk i kanë eksploruar.
Në këtë panair qytetarët kanë mundur të vizitojnë jo vetëm produktet më të mira shqiptare të cilat sot eksportohen në të gjithë botën, por janë njohur edhe me historinë e tyre, me metotat si janë prodhuar dikur dhe tekonologjitë moderne me të cilat janë zëvendësuar sot, kanë festuar në ditët dhe netët e prezantimit të qarqeve me gjithçka që prezantojnë ata, dhe janë njohur me natyrën e bukur shqiptare dhe pikat turistike që nuk duhet të lënë pa vizituar sepse Shqipëria ka ende për të zbuluar dhe ky panair ishte vetëm një faqe e këtij albumi të pasur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›