Manastiret e bregdetit
I bukur bregdeti i Jugut të Shqipërisë. Një bukuri që nuk e vlerësojmë më vetëm ne vendasit, por edhe vizitorët e huaj. Një ndalesë e pashmangshme për këdo që zgjedh Shqipërinë në këta muaj të nxehtë vere. Është i bukur bregdeti i Jugut, jo vetëm për çka i ka falur natyra, por edhe për objektet e kultit, kishat e manastiret, të cilat i gjen pothuajse në çdo fshat. Tabelat orientuese, të ftojnë t‘i vizitosh e kureshtja (nëse ke kohë), nuk të lë të shkosh drejt detit pa parë të paktën njërin prej tyre. Rruga që tashmë është shtruar, e lehtëson më shumë situatën, të ofron më shumë mundësi për të shijuar panoramën.
Pasi kalon Vunoin, gjendet fshati i vogël, Ilias. Sipas të dhënave, fshati nuk numëron më shumë se 200 banorë. Dhe kjo bie në sy menjëherë. Tutje, duket një ndërtesë mbi një kodër. E fshehur nën pemë ajo të zgjon kureshtjen. Me siguri një manastir do të jetë. Një tabelë tregon se rruga re e fshatit është duke u asfaltuar. Qëllimi: përmirësimi i rrugës për në manastir. Kthehemi në të djathtë. Tabela vetëm kaq informacion ofron. Po për cilin manastir bëhet fjalë? Ecim dhe pak. Asnjë shtëpi rrugës, asnjë njeri vërdallë. Ullishtat këtu nuk mungojnë, ashtu si në të gjitha fshatrat e bregdetit. Sakaq, era përçon zëra grash. Duhet të jenë larg, shtëpi nuk ka përreth. Shtyhemi pak më tej. Diku asfalti mbaron dhe një degëzim nëpër një rrugë të paasfaltuar tregon se aty do të jetë edhe manastiri pa emër. Gurë, gjembaçë, shkurre, por edhe ullinj të vjetër, e arra, bëjnë hije, me gjithë të nxehtin e paradites. Ca shkallë fillimisht, pastaj mure të larta, një portë dhe ja ku gjendemi në oborrin e manastirit në fshatin Ilias. Pranë arrës që bën hije dhe pusit, pesë lopë urojnë mirëseardhjen. Askush tjetër, nuk duket as lopçari. Vëmë re se shenjat e diktaturës paskan mbetur edhe këtu. Dallohen pllakat kur dikur janë shkruar parullat e kohës, edhe pse sot, thuajse nuk lexohen më. Ato janë të vetmet. Ndonjë tabelë tjetër që të sqarojë se ku ndodhemi, kur është ndërtuar apo minimalisht si quhet ky manastir, askund nuk ekziston. Lopët, sigurisht që nuk mund të kthejnë përgjigje. Nga tarraca e njërës prej ndërtesave, mund të shijosh një pamje të mrekullueshme. Nga lindja, gjelbërim pa fund, perëndimi ofron detin, jugu e veriu bregun dhe pamje të plotësisht të qartë të disa fshatrave përreth. Godinat janë të vjetra. Poshtë mureve rrethuese, shikon lehtësisht gjurmë shkallësh që me siguri të zbrisnin në plazh. Një pikë strategjike për t‘u pasur zili. Kushdo që ka jetuar aty, duhet të ketë qenë vërtetë i lumtur... Në oborr gjendet një dhomëz e veçantë. Duket që për të vazhdojnë të kujdesen. Ka dritare dhe derë. Pavarësisht se askush nuk është aty, derën e kanë lënë hapur. E shtyjmë dhe kuptojmë se nuk qenka i braktisur ky manastir. Një faltore, kryq, ikona, qirinj, dëftejnë se besimtarët e zonës vazhdojnë ta frekuentojnë. I bukur, shumë i bukur... por kureshtja këtu sa vjen e shtohet. Asnjë përgjigje gjithsesi dhe ne largohemi duke marrë me vete kujtimin e një vendi për të cilin do të donim të bëhej më shumë. Një tabelë orientuese të paktën! Gjatë rrugës së kthimit më në fund një banor. "Është manastiri i Shën Theodhorit. Thonë prej këtij manastiri ishte prifti që vrau Dhaskal Todrin e shkronjave", thotë ai. Përshëndetemi. Na u desh ky informacion. Pas disa kërkimeve mësojmë se manastiri i Shën Theodhorit është ndërtuar mbi faltoren e lashtë të perëndisë Dias dhe Artemisit, perëndeshës së gjuetisë. Për banorët përreth është kthyer në traditë që në datën 15 të çdo gushti të grumbullohen për të festuar ditën e Shën Marisë. Kjo shpjegon faltoren "aktive" brenda në manastirin që me shumë gjasa i përket shekullit XVII.
Në vëllimin "Historia e Arkitekturës shqiptare (nga fillimet deri në vitin 1912)", botim i Institutit të Monumenteve të Kulturës, i botuar në vitin 1980 në kapitullin "Arkitektura e kultit kristian", studim i Aleksandër Meksit dhe Pirro Thamos, mësohet se pikërisht në këtë periudhë, përveç kishave janë ruajtur edhe shumë manastire kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe e Jugut. Aty shpjegohet se manastiret me kohën arritën të grumbullojnë pasuri të mëdha, të shtien në dorë toka dhe të vënë nën varësinë e tyre jo vetëm familje të veçanta, por edhe fshatra të tërë. Siç rezulton nga të dhënat historike, mjaft nga manastiret e kësaj periudhe janë themeluar në një periudhë paraardhëse, por ndërtimet që ruhen u përkojnë kohëve më të vona si rezultat i ndërtimeve të herëpashershme. Manastiret janë ngritur fshatrave dhe sidomos periudhën e parë të pushtimit osman për të qenë mënjanë komunikacionit. Kryesisht ndërtohen në vende të larta, në pika sa të mbrojtura aq dhe piktoreske. I tillë është edhe rasti i manastirit të Shën Theodhorit. Karakteri mbrojtës është një tipar i manastireve, të cilët fillimisht kanë qenë më të hapura. Ato rrethoheshin me mure të lartë dhe ndërtesat ishin me frëngji, e ndonjëherë nuk mungonin as kullat mbrojtëse. Ndërtimet që përbëjnë manastiret ndahen në objektet e kultit, kisha, ambientet e banimit, ambientet e shërbyesit të manastirit, ambientet e besimtarëve ose konakët, si edhe hauret për bagëti, qilarët për zahiret etj. Ndërtimet formonin një tërësi arkitektonike, pjesën më të madhe të të cilit e zinte kisha. Ndërtesat mund të ishin të njëkohshme. Ato shtoheshin herë pas here me shtimin e fuqisë së manastirit duke mbartur pjesët karakteristike të kohës së ndërtimit. Duke qenë të kushtëzuara nga kërkesat e kultit, ndërtimet kanë një trajtim arkitektonik më të lirshëm. Më tej, në studimin e Aleksandër Meksit dhe Pirro Thamos, shpjegohet se megjithëse koncepti kompozicional i manastireve është pak a shumë i njëjtë, ato dallojnë ndërmjet tyre me trajtimin arkitektonik të ndërtesave. Janë krijuar shpesh anekse, të cilat dallohen për një kompaktësi kompozicionale ku çdo ndërtim zë një vend të caktuar në sajë të funksionit që përmbush. Një nga manastiret që paraqet interes për arkitekturën e ndërtimeve të tij është manastiri i Kakomesë në rrethin e Sarandës, i ngritur pranë një pike mjaft piktoreske të bregdetit të Jonit. Ai është i vendosur në një terren të pjerrët, një karakteristikë e ngjashme me manastirin e Shën Theodhorit. Në të njëjtën periudhë, në bregdetin e Jonit ndërtoheshin edhe manastire të tjerë të fortifikuar, relativisht më të vegjël, si manastiri i Korzit afër Kakomesë, manastiri i Shën Gjergjit në Demë, pranë murit barrierë në veri të Butrintit, manastiri i Shën Mëri Krimarovës mbi fshatin Piqeras etj. Nga këto, manastiri i Kurorëzit ruan rrënojat e konakëve me çardak të drunjtë i ndërtuar në vitin 1762. Trajtimi i konakëve me galeri të hapura bëhet tipar dallues për një varg manastiresh. Një kujdes të veçantë iu kushtohej hyrjeve të manastireve dhe ato mund të vendoseshin drejtpërdrejt në muret rrethuese, siç është rasti në manastirin e Demës, por ka raste kur ato bëheshin pjesë të ndërtesave. Një shqetësim për manastiret ka qenë furnizimi më ujë. Ai sigurohej nga puset ose nga sterat, të cilat mblidhnin ujin e shiut me anë të ulluqeve nga çatitë e ndërtesave. Shpesh sterat trajtohen me përkujdesje nga ana arkitektonike. Të ndërtuara për qëllime të caktuara, manastiret dallohen për një përkujdesje në trajtimin arkitektonik dhe konstruktiv, por megjithatë ato përmbajnë ndërtime me karakter laik të ngjashëm nga kërkesat funksionale me kategori të tjera ndërtimesh, si hanet ose banesat. Ato janë ndërtuar nga të njëjtët mjeshtër ndërtimi. Në këtë vështrim, manastiret sjellin të dhëna me rëndësi për arkitekturën e kësaj periudhe. Ky ishte vetëm një informacion i përgjithshëm për të gjithë ata që sikundër dhe ne kanë kureshtjen të vizitojnë e të dinë më shumë, për të gjithë ata që pushimet duan t‘i shfrytëzojnë edhe për të mësuar pak më shumë mbi objektet e kulturës, qofshin ato edhe të kultit. Manastiri i Shën Theodhorit, ishte vetëm njëri prej tyre. Studimi na tregoi se ka edhe shumë të tjerë për t‘u njohur e vizituar. E një tabelë përshkruese më shumë, askujt nuk i kushton...