E Diel, 1 Nëntor 2026

Lejdi Gaga merr 1 milion dollarë nga miliarderi rus që e përfshin në video



Çfarë nuk bëhet për dashurinë ndaj këngëtares së preferuar? Një miliarder rus që quhet Arkadi, ka paguar 1 milion dollarë për t’u shfaqur në videon më të re të Lejdi Gagës “Alejandro”. Mashkulli është veshur me një rrobë të gjatë dhe kapuç të zi. Lajmi është bërë i ditur nga vetë artistja për revistën “ Rolling Stone”. 24-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanota, ka deklaruar se disku i ri do të përmbajë këngë të prestigjioze se këngët paraardhëse, pasi imazhi i saj vjen në rritje. Lejdi Gaga u bë e njohur me hitin e saj “Poker face” dhe stilin e veçantë të të performuarit. Ajo ka shprehur dëshirën të bëjë një tatuazh në trupin e saj me titullin e albumit që pritet të dalë së shpejti. Siç duket, kjo është një ide tjetër gjeniale për të pushtuar kopertinat e revistave në të gjithë botën.

24 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›