E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi: Kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin



Një studim i ri tregon se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin edhe nëse merren me shumicë. Njerëzit që pinë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetësohen, sepse nga ato përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaksulare. Në studim u përfshinë 38.000 vetë konsumues të kafesë dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet. Shkencëtarët vunë re se personat që pinin çaj ose kafe më shumë se 6 filxhanë në ditë ishin në rrezik më të vogël për t'u prekur nga sëmundje në zemër, në krahasim me personat që konsumonin më pak se një filxhan në ditë. Edhe konsumimi i 2 deri 4 filxhanëve me çaj ose kafe në ditë ndikonte në uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet në zemër. Por studimi tregoi gjithashtu se konsumimi i çajit dhe kafesë mes pjesëmarrësve në studim nuk kishte ndonjë ndikim përsa i përket rrezikut të goditjeve në tru. Shkencëtarët thonë se çaji përmban anti-oksidantë, gjë që mund të shpjegojë përfitimitet shëndetësore që rrjedhin nga çajit.
Kosi dhe bakteret e mira
Thuhet se ndër bakteret që ndikojnë për të mirë në shëndetin e njeriut, janë ato që gjenden në kos. Këto quhen edhe baktere të mira. Por sa e vërtetë është kjo? Sipas një studimi, kosi që përmban baktere të mira pakësoi 19 për qind numrin e infeksioneve të zakonshme mes fëmijëve. Në studim u përfshinë 638 fëmijë nga mosha 3 deri 6 vjeç të cilët shkonin në kopësht 5 ditë në javë. Për efekt studimi, fëmijët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha një lloj kosi që përmban bakter L. Ky bakteri quhet i tillë sepse ka formën L, por edhe sepse është bakter i gjallë. Grupit tjetër të fëmijëve iu dha kos pa bakter. Prindërve dhe fëmijëve iu tha se çfarë kosi merrnin fëmijët e tyre. Rezultatet e studimit treguan se fëmijët që hëngrën kos me bakter L, u prekën 24 për qind më pak nga infeksione në sistemin e tretjes si diarreja e të vjella. Ata gjithashtu u prekën 18 për qind më pak edhe nga infeksione në vesh, hundë e grykë, në krahasim me grupin e fëmijëve që hëngri kos pa baktere të mira. Studimi u financua nga ndërmarrja e prodhimit të kosit Dannon dhe u krye nga shkencëtarë të fakultetit të mjekësisë së universitetit Xhorxhtaun.
(VOA)

Kuron diabetin
Kafeja ndihmon në shmangien e diabetit të tipit 2 dhe ndihmon në parandalimin e disa llojeve të kancerit. Të mirat dhe rreziqet e kafes janë diskutuar gjatë një takimi shkencor në Uashington D.C. “Imazhi i kafes nuk është gjithnjë pozitiv. Edhe pse konsiderohet ushqim i shëndetshëm, nuk po iu kërkojmë njerëzve që nuk e pinë, të pinë kafe vetëm për shëndetin”, thotë dr. Rob van Dam nga ky universitet. Doktor Lenore Arab paraqiti raportin e 400 studimeve të konsumimit të kafes dhe rreziqeve të kancerit. Ai pohon se pija mbron nga disa tipe kanceri të shtyllës kurrizore, si dhe kanceri i zorrës së trashë dhe i mëlçisë, duke zvogëluar sasinë e kolesterolit, acidit dhe sekrecioneve në shtyllën kurrizore, përshpejton kalimin e përbërësve në shtyllën kurrizore. Ndër të këqijat mund të përmendim rreziqet e leucemisë dhe kancerit të stomakut, por rasti i leucemisë është më i shpeshtë. Studimet tregojnë se disa njerëz mund të jenë të cenueshëm ndaj këtyre rreziqeve, për shembull gratë shtatzëna dhe nënat duhet ta kufizojnë konsumimin e kafes. Parandalimi i diabetit nga përbërësit e kafes është raportuar për herë të parë në vitin 2002. Pas analizimit të të dhënave tek 126 mijë njerëz, shkencëtarët e Harvardit se pirja e tre filxhanëve kafeje në ditë ul rrezikun e prekjes nga diabeti. Gjashtë filxhanë kafeje apo më shumë ul 54 për qind rrezikun tek burrat dhe 30 për qind tek gratë. Në ditët e sotme ky fakt sa vjen e përforcohet. Studimet po kryhen për të zbuluar se cili nga “qindra e mijëra” përbërësit e kafes është përgjegjës për këto efekte. Me siguri nuk është kafeina, duke qenë se dekafeina dhe kafja e zakonshme janë efekte të ngjashme për zvogëlimin e diabetit. Kandidati i parë ndër këta përbërës është acidi klorogjenik, një antioksidant që ngadalëson thithjen e glukozës nga zorrët. Një studim amerikan zbuloi se kafja është burimi numër një i antioksidantëve në botë, pasi ka një përbërës të rëndësishëm që e mbron trupin nga sëmundjet.
Antioksidantët janë ushtria që mbron trupin nga radikalët toksikë që shkaktojnë sëmundjet, të cilët hynë në trup nga thithja e oksigjenit dhe ngrënia e sheqerit. Antioksidanët ndihmojnë në mënjanimin e kancerit, sëmundjes së zemrës, diabetit dhe infarktit. Studimi e renditi çajin e zi si burimi i dytë i antioksidantëve, ndërsa bananet mbajnë vendin e tretë.
Antioksidantët prodhohen nga bimët, ashtu si kafja, dhe bimët në përgjithësi janë të mira për shëndetin”, thotë Vinson, profesori që kryen studimet prej 10 vitesh. Përveç pirjes së një kafeje në ditë, specialisti rekomandon dhe pirjen e çajit dhe të verës së kuqe (me masë). Me pak fjalë, kërkimet tregojnë se kafja është më e shëndetshme se sa e rrezikshme. Për pjesën më të madhe të njerëzve, efektet negative prej saj vijnë sepse pinë shumë.

Këshilla për pirjen e kafes

1- Për ata që pinë mjaft kafe në ditë, shpërndajeni pirjen në orare të ndryshme të ditës
2- Kafeina rrit tensionin e gjakut, prandaj nëse doni të pini mjaft kafe në ditë, mund të zgjidhni edhe kafen dekafeinën Dekafeina ka të njëjtët antioksidantë si dhe kafja e zakonshme.
3- Nuk është e rekomanduar për gratë shtatzëna dhe fëmijët
4-Kafeja ndikon mirë për zemrën e arteriet
4-Dy kafe të pira me intervale kohore të gjata, largojnë dhimbjen e kokës
5-Kafja mbron mëlçinë
6-Eviton formimin e gurëve në veshka
7- Rekomandohet për njerëzit që janë më astmë kronike

Kafja s’të largon gjumin

Kafeja ekspres ose e mëngjesit nuk bën zgjimin "ose hapjen e syrit" sipas një studimi të studiuesve të Universitetit të Bristolit. Sipas ekspertëve kafeina lehtëson simptomat e mbylljes në vetvete ose të izolimit që krijohen gjatë natës, por nuk i bën njerëzit më vigjilentë ose më aktivë se normalja. Studimi i prezantuar në konferencën e Fondacionit të Ushqyerjes në Britani tregoi se vetëm njerëzit që kanë lënë kafen prej kohësh mund të provojnë një ndryshim në vetvete nga kafeina. Por Shoqata e Britanike e Kafes shprehet se ata që pinë rregullisht kafe mund të ndiejnë më shumë efektin e kafeinës.

Studiuesit kinezë: Kafja të krijon dhimbjen e kokës

Ndërkohë që studimet amerikane i mëshojnë teorisë së shumë kafeve në ditë, sipas besëtytnive kineze, të pish më shumë se tri të tilla në ditë, të krijon dhimbjen e kokës. Të rejat më të fundit nga shkenca kineze kanë vërtetuar se përveç dhimbjes së kokës, sasia e tepërt e kafeinës, e cila mund të akumulohet në stomak, krijon edhe stres. Për të evituar këtë rekomandohet që njerëzit e kryesisht grupmosha nga 20 deri në 28 vjeç të konsumojë gjatë ditës vetëm çaj, ku vendin e parë mes të cilëve e zënë ai me kamomil dhe trëndafil. Të njëjta burime kanë deklaruar se kafja dëmton shumë disa organe bazë të trurit, stomakun, pankreasin, zorrët etj, krahas ngacmimeve nervore. Dy kafe në ditë në diferencë kohore të largët, nuk bëjnë keq. Më mirë është të jenë kafe me filtër, sepse kafet e përqendruara janë shumë irrituese.

Kafja mbron mëlçinë nga dëmtimi

Konsumimi i kafes mund ta mbrojë mëlçinë nga dëmet e alkoolit, raporton studimi i bërë mbi 125,000 individë. Rreziku nga kirhoza (Ang: cirrhosis) e mëlçisë bie me çdo filxhan të konsumuar të kafes. Arthur Klatsky, nga Kaiser Permanente Medical Care Programe në Oakland, Kaliforni, deklaroi se "konsumimi i kafes si duket ka përfitime në mbrojtje kundër kirhozës alkoolike, sa më shumë kafe që konsumohet, aq më i vogël rreziku nga sëmundja ose vdekja". Studimi është bërë anketën e 125,000 personave, por edhe janë testuar mostrat e gjakut të tyre për prani të enzimave, të cilat tregojnë se mëlçia është e dëmtuar. Tek personat të cilët konsumojnë shumë alkool, këto enzima janë të pranishme.

24 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›