Lejet e ndërtimit, ja afatet e reja
Autori i Lajmit: Suela Topi
Lejet e ndërtimit do të jepen brenda 58 ditëve dhe nuk do jetë më nevoja që ndërtuesit të presin 390 ditë. Ky është edhe projektligji i ri për Urbanistikën i propozuar nga qeveria, por ende pa marrë miratimin përfundimtar nga Kuvendi. Drafti i qeverisë, i cili pësoi ndryshime të tjera nga Ministria e Transporteve, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, u diskutua dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku mori dhe mbështetjen në parim. Drafti i ri prek katër pika kryesore që kanë të bëjnë me procedurat e aplikimit, afatet, parimin e miratimit në heshtje si dhe parimin e shërbimit me një ndalesë. Në bazë të tij, mesatarja e lejes së ndërtimit në Shqipëri është 390 ditë, dhe projektligji i ri i Urbanistikës, ka për bazë shkurtimin e lejes së ndërtimit në 58 ditë. Brenda këtij afati nënkuptohet shqyrtimi i dokumentit të pranuar brenda një jave, kurse për periudhën 42-ditore do të bëhet plotësimi i dokumenteve, të cilat reduktohen nga 22 apo 24 dokumente, në 8 dokumente. Sipas këtij vendimi, Këshilli Kombëtar për Rregullimin e Territorit duhet të vendosë brenda 45 ditëve, ku përfshihet edhe zbardhja e lejes në këtë afat. Projektligji parashikon më tej se, në rast se qytetari nuk ka marrë brenda afatit, me shkrim, lejen apo vendimin motivuar për mosdhënien e saj, ai do të ketë të drejtën të fillojë ndërtimin. Sipas projektligjit, ky parim nuk do të zbatohet vetëm për ndërtimet, por do të përfshijë të gjithë veprimtarinë publike të sektorëve, me qëllimin më të mirë për të vendosur raporte të drejta dhe të ndershme me sektorin privat. Me ndryshimet e bëra në draftin e parë është shtuar dhe një dispozitë tranzitore, sipas së cilës, një sërë entesh shtetërore, si shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, energjisë lektrike, tekomunikacionit, etj., brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, të depozitojnë pranë njësive vendore përkatëse të gjitha të dhënat e përditësuara dhe materialin e azhornuar hartografik mbi rrjetet infrastrukturore si dhe të bëjnë azhornimin periodik, çdo 6 muaj, të të dhënave mbi rrjetet infrastrukturore dhe t ua vënë në disopozicion njësive vendore përkatëse. Këshilltari i Kryeministrit për çështje të planifikimit të territorit, Flamur Kuçi, pohoi se ky detyrim, i cili nuk parashikohet në ligjin aktual, do të lehtësojë punën për respektimin e afateve. Ndërsa përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës, Majlinda Dhuka, sqaroi se, nëse ky parakusht nuk funksionon, është i vështirë shërbimi me një ndalesë. Sipas saj, koha 3-mujore është e mjaftueshme që dhe bashkitë të marrin masat e nevojshme.
Aplikimi
Në draft parashikohet shkurtimi i procedurave për të bërë të mundur në këtë mënyrë edhe shkurtimin e burokracive për të marrë një leje ndërtimi. Sistemi ekzistues parashikon që të gjitha ndërtimet e aplikimet të kalojnë përmes dy fazave, që janë leja e sheshit të ndërtimit dhe leja e ndërtimit. "Me ndryshimet e propozuara parashikohet që procedura të shkurtohet, duke shmangur aplikimin për leje sheshi të ndërtimit për trojet private. Pra, për trojet publike sistemi do të qëndrojë në dy faza, leje sheshi ndërtimi dhe leje ndërtimi", thuhet në relacionin e këtij drafti të hartuar nga stafi i kryeministrit Berisha. Lidhur me trojet në pronësi private, aplikimi do të zhvillohet në një fazë, në atë të lejes së ndërtimit.
Afatet
Ndryshimet dhe shtesat e propozuara në këtë draft përcaktojnë një afat 58-ditor të miratimit të lejes së ndërtimit. "Afati i miratimit është ndarë në nëndarjet e mëposhtme: (i) faza e pranimit të aplikimeve - 7 ditë; (ii) faza e shqyrtimit të lejes - 45 ditë; (iii) faza e zbardhjes - 5 ditë; (iv) tërheqja e lejes pas pagesës së taksave - 1 ditë", theksohet në relacionin e qeverisë. "Njësia e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, në bashkitë e kategorisë I, bashkitë e tjera dhe komuna, ka këto kompetenca: Përgatit vendimet e KRRT-së dhe dokumentacionin e nevojshëm teknik, bashkë me kushtet urbanistike, sipas studimeve të miratuara. Pas miratimit nga kryetari i KRRT -së, ia dorëzon kërkuesit jo më vonë se 10 ditë pas marrjes së vendimit, pasi kërkuesi të këtë paguar, sipas ligjit, detyrimet ndaj shtetit", thuhet në nenin 22/1 pika 9 të draftit që pritet të miratohet. Parimi i përsëritur disa herë nga kryeministri Berisha, sipas të cilit, një leje do të konsiderohet e marrë, nëse nuk kthehet përgjigje sipas afateve të përcaktuara, është një prej pikave të draftit të hartuar nga qeveria. Sipas relacionit, "vendosja e afateve të aplikimit dhe të shqyrtimit të lejeve nuk do të kishte kuptim, nëse nuk vendosen instrumente, që do të garantonin zbatimin e afateve. Për këtë arsye, këto ndryshime dhe shtesa përcaktojnë që, nëse leja nuk shqyrtohet brenda një afati 45- ditor, ajo vlerësohet e miratuar në heshtje". Ky parim është sanksionuar pikërisht në nenin 45, ku është shtuar një paragraf, sipas të cilit "Kur autoriteti përgjegjës nuk dërgon përgjigje në adresë të kërkuesit, si më sipër, aplikimi vlerësohet i pranuar në heshtje dhe vijon shqyrtimi".
Ndryshimet në ligjin për urbanistikën
Neni 20 pika 1, gërma dh shfuqizohet
1. KRRT -ja në qark ka kompetencë të shqyrtojë dhe të miratojë:
dh) studimet urbanistike, sheshet dhe lejet e ndërtimit jashtë vijave kufizuese të fshatrave, në zbërthim dhe zbatim të masterplaneve
Neni 20 paragrafi i fundit ishte:
KRRT -ja në qark ka kompetencë të shqyrtojë dhe të miratojë:
Materialet që kalojnë për kompetencë në KRRTRSH duhet të dorëzohen në sekretarinë e saj teknike jo më vonë se 60 ditë pas miratimit të tyre nga KRRT -ja e qarkut ose bashkisë/komunës.
Neni 20 paragrafi i fundit bëhet:

Materialet që kalojnë për kompetencë në KRRTRSH duhet të dorëzohen në sekretarinë e saj teknike, jo më vonë se 10 ditë pas miratimit të tyre nga KRRT -ja e qarkut ose bashkisë/komunës.
Neni 22 pika 9 ishte:
Seksioni i urbanistikës në qark ka këto kompetenca:
9. Përgatit vendimet e KRRT -së, dokumentacionin teknik, bashkë me kushtet urbanistike, të miratuara nga KRRT -ja, sipas nenit 6 të këtij ligji. Pas miratimit, 2 kopje origjinale të materialit ia dorëzon kërkuesit ose bashkisë/komunës, në juridiksionin e së cilës ndodhet zona e studiuar, jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së vendimit të KRRT-së.
Neni 22 pika 9 bëhet:

9. Përgatit vendimet e KRRT -së, dokumentacionin teknik, bashkë me kushtet urbanistike, të miratuara nga KRRT -ja, sipas nenit 6 të këtij ligji. Pas miratimit, 2 kopje origjinale të materialit ia dorëzon kërkuesit ose bashkisë/komunës, në juridiksionin e së cilës ndodhet zona e studiuar, jo më vonë se 5 ditë pas marrjes së vendimit të KRRT-së.
Neni 22/1 pika 9 ishte:
Njësia e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, në bashkitë e kategorisë I, bashkitë e tjera dhe komuna ka këto kompetenca:
9. Përgatit vendimet e KRRT-së dhe dokumentacionin e nevojshëm teknik, bashkë me kushtet urbanistike, sipas studimeve të miratuara. Pas miratimit nga kryetari i KRRT -së, ia dorëzon kërkuesit jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së vendimit, pasi kërkuesi të ketë paguar sipas ligjit detyrimet ndaj shtetit.
Neni 22/1 pika 9 bëhet:

9. Përgatit vendimet e KRRT-së dhe dokumentacionin e nevojshëm teknik, bashkë me kushtet urbanistike, sipas studimeve të miratuara. Pas miratimit nga kryetari i KRRT -së, ia dorëzon kërkuesit jo më vonë se 10 ditë pas marrjes së vendimit, pasi kërkuesi të ketë paguar, sipas ligjit, detyrimet ndaj shtetit.
Pas pikës 9 shtohet:
a. pas miratimit nga KRRT-ja kërkuesi është i detyryar të depozitojë brenda një afati kohor prej 30 ditësh projektin e zbatimit për objektin.
b. Njësia e urbanistikës, brenda 5 ditëve nga depozitimi i projektit të zbatimit, shqyrton dokumentacionin e depozituar nga kërkuesi vetëm për çështje të përmbushjes së formës si dhe i dërgon njoftim se do të fillojë shqyrtimi i konformitetit të projektit arkitektonik të zbatimit, me rregullat urbanistike dhe vendimin e KRRT-së.
c. Kur njësia e urbanistikës në njësinë vendore brenda afatit 5-ditor nuk dërgon në adresë të kërkuesit njoftimin se do të fillojë shqyrtimi i konformitetit të projektit arkitektonik të zbatimit, dokumentacioni konsiderohet i pranuar në heshtje dhe njësia e urbanistikës detyrohet të fillojë shqyrtimin e konformitetit sipas gërmës d .
d. Njësia e urbanistikës, brenda 10 ditëve njofton kërkuesin se projekti arkitektonik i zbatimit të objektit është në përputhje ose jo me normat urbanistike dhe vendimin e KRRT-së si dhe detyrimin për pagesën.
e. Njësia e urbanistikës shqyrton konformitetin vetëm të projektit arkitektonik të zbatimit të objektit me norma urbanistike dhe vendimin e KRRT-së, ndërsa për sa i përket projektit konstruktiv dhe atij të instalimeve, projektuesit e veprës nën përgjegjësinë e tyre profesionale, vetëdeklarojnë në një deklaratë të posaçme që i bashkalidhet projektit të depozituar, se kanë hartuar projektin konform të gjitha standardeve dhe normave teknike në fuqi.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009