Ish-të përndjekurit, edhe 8 vjet për pagesën
Autori i Lajmit: Arben Muka
Në bazë të ligjit që ka miratuar Parlamenti do të ketë nivele të ndryshme përfitimi, për ish-të burgosurit, për të vrarët dhe të pushkatuarit, si dhe për ata që janë internuar gjatë periudhës së regjimit komunist.
Bedri Myftari, shkrimtar dhe publicist në Tiranë, e ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar dëmshpërblim nga vuajtja në burg rreth 35 vite më parë. Ai u dënua me 7 vjet heqje lirie "për agjitacion e propagandë, kundër vijës së Partisë në letërsi", kur drejtonte një grup krijuesish të rinj në kohën e diktaturës. Por ai vuajti në burgun e Ballshit vetëm 3 vjet dhe më pas u lirua. "Për këto tre vjet burg do të marr rreth 2.1 milion lekë, ose rreth 14 mijë euro. Në muajin mars do të nisë shpërndarja e dëmshpërblimit. Do të na hapet një numër llogarie në bankë ku do të kalojnë, në disa këste, shumat që përfitojmë. I gjithë procesi, sipas ligjit do të zgjasë 8 vjet",- thotë Myftari për “D˔. Ndarja e dëmshpërblimit për kategorinë e ish- të burgosurve dhe ish- të përndjekurve të periudhës së komunizmit është zvarritur disa herë. Shoqatat e ish- të përndjekurve kanë zhvilluar disa herë protesta deri dhe në grevë urie për të nxitur Parlamentin dhe qeverinë në zgjidhjen e këtij problemi. Llesh Ndokaj, është drejtori juridik në Institutin e Integrimit të ish- të Burgosurve Politikë, IIBP. Instituti është një strukturë shtetërore, krijuar qysh në vitin 1997. Në procesin e tanishëm të dëmshpërblimit, IIBP luan rolin e koordinatorit dhe rregullatorit mes institucioneve përgjegjese shtetërore dhe grupeve të interesit.
Nivele të ndryshme të dëmshpërblimit
Lleshi shpjegon për DË-në, se nga zbatimi i ligjit në fuqi, një i burgosur politik do të përfitojë për çdo ditë heqje lirie një dëmshpërblim prej 2 mijë lekësh, (që konvertohet me kursin aktual rreth 13 euro). Për ata që kanë qenë të internuar në rajone të rrethuara me tela me gjemba në vitet 1944 deri më 1954, do të ketë një dëmshpërblim ditor prej 1 mijë lekë (afër 6.5 euro). Për ata që janë vrarë ose pushkatuar me vendim gjyqi, përfitimi do të konvertohet vuajtje dënimi me 8 vjet burg. Pra të afërmit e tyre do të marrin për gjithë këtë kohë nga rreth 13 euro në ditë.
Avokati Ndokaj qartëson dhe rastet e zbritjes nga shuma e përfituar, të shpërblimeve që janë dhënë në mes të viteve 90 me një ligj tjetër të posaçëm, që kishte lidhje me përfitimin e statusit "të ish- të përndjekurit politik".
Avokati Llesh Ndokaj thotë gjithashtu: "Ata kanë marrë në atë kohë para në dorë, letra me vlerë, ose banesë për strehim, a ndonjë përfitim tjetër, siç dhe parashikonte ligji i mëparshëm. Këto tani do të zbriten nga shuma e dëmshpërblimit", - thotë Llesh Ndokaj në IIBP". Edhe Bedri Myftari është i ndërgjegjshëm për zbritjen që do t i bëhet pasi dhe ai ka përfituar nga shpërblimi i vitit 1994: "Mora 200 mijë lekë në dorë, si dhe letra me vlerë, të cilat i shita me gjysmën e çmimit. Avokati im më ka sqaruar për gjithçka për shumën që do të zbritet. Dhe kjo më duket e drejtë". Gjatë përgatitjeve të dokumentacionit për të përfituar dëmshpërblimin ka pasur dhe probleme. "Ka vdekur p.sh babai, që ka lënë disa fëmijë. Ai mund të ketë pasur më shumë se një kurorë martese. Atëherë në këtë rast ligji thotë se përfitues do të jenë vetëm ata që janë në aktin e trashëgimisë, që kanë konsensusin e palëve për përfaqësim", - sqaron av. Ndokaj.
Ligji aktual ka vend për përmirësime
Instituti i Integrimit të ish- të Burgosurve Politikë po përgatit dhe një paketë propozimesh për përmirësime të ligjit ekzistues. P.sh është rasti i atyre që kanë vuajtur në burgje dhe kanë humbur jetën, por që kanë qenë në moshë të re, pa u martuar, ose priftërinj. Ligji thotë që dëmshpërblimin e fitojnë vetëm prindërit ose fëmijët. IIBP sugjeron që në këto raste mund të futen si përfitues edhe motrat e vëllezërit e këtyre viktimave që sot janë gjallë". Gjithashtu, nga ekspertët e Institutit është vërejtur se ka vend dhe për të përmirësuar klauzolat e atyre që janë internuar, për rastet e pushkatimeve pa gjyq etj. Do t i propozohet qeverisë dhe shtyrja sërish e afatit për pranimin e dokumentacionit për dëmshpërblim. Janë mjaft persona, kryesisht ata që jetojnë jashtë vendit, që nuk kanë dijeni dhe informacion të plotë për procedurat në zbatim të ligjit.
Në Shqipëri janë rreth 48 mijë vetë që kanë përfituar statusin e ish-të përndjekurit politik. Nga këta pritet që përfitues nga procesi i dëmshpërblimit të jenë rreth gjysma e tyre. Por dhe niveli i përfitimit do të jetë i ndryshëm në varësi të treguesve që përllogarisin sasinë e lekëve që të paguan shteti.
Ish- të përndjekurit shpërndajnë deklarata
Thirrja e Shoqatës: “Dëshmoni krimet!”
Veriu i Shqipërisë, sidomos Malësia e Madhe, po tregohet më i ashpër në kërkesat për rehabilitimin e viktimave të komunizmit. Ish-të përndjekurit e regjimit komunist në Shkodër i kanë drejtuar një thirrje popullit të Shkodrës në emër të Shoqatës Mbarëkombëtare të tyre që ata të arkivojnë pranë Degës së kësaj shoqate pranë Prefekturës, të gjitha faktet, dëshmitë ende të paditura si dhe emrat e të gjithë atyre persekutorëve të djeshëm të regjimit. Në të njëjtën kohë ata janë shprehur pro ligjit të dosjeve, të miratuar para pak kohësh nga Parlamenti i Shqipërisë. “Makina e vjetër propagandistike e komunizmit ka ndezur motorët e saj në përpjekje të minimizimit të persekucionit komunist ndaj popullit shqiptar. Në funksion të kësaj propagande po angazhohen disa individë, subjekte politike, media të shkruara dhe vizive, të cilat po bëjnë zëdhënësit e atyre që përgjakën duart e tyre me gjakun e qindra dhe mijëra njerëzve të pafajshëm dhe që sot kërkojnë të mbajnë nën kontroll institucionet më të rëndësishme të vendit. Kjo makinë e ndryshkur po rivendoset në punë pikërisht në një kohë kur populli shqiptar dhe organizmat ndërkombëtarë po kërkojnë me këmbëngulje shkëputjen, një herë e mire, nga e kaluara komuniste e Shqipërisë”, thuhej ndërmjet të tjerave në deklaratën e hartuar nga Dega e të Përndjekurve Politikë të Shkodrës.
Në vijim, duke u ndalur në specifikën e Shkodrës gjatë regjimit që shkoi si dhe nevojën e adaptimit të ligjit të dosjeve, deklarata vijon: “Shkodra, qyteti që rënkoi për 50 vjet dhe që plagët e saj ende nuk janë shëruar, nuk mund t i harrojë ata gjyqtarë dhe prokurorë, shërbëtorë besnikë të regjimit, të cilët, me firmat e tyre çuan në pushkatime, burgime dhe internime bijtë dhe bijat më të mira të saj. Në veshët e shkodranëve të vjetër zhurmojnë ende krismat e mitralozëve që zbrazeshin mbi njerëzit e pafajshëm, pas mureve të Varrezave të Rrmajit dhe shpeshherë edhe në prezencë të publikut. Populli i Shkodrës, si asnjë tjetër në Evropën Lindore, është dëshmitar i gjallë i asaj kasaphane komuniste ku gijotina e saj ra pa përfillur as moshë, as gjini dhe as vlera intelektuale dhe shkencore. Ky qytet kërkon sot drejtësi dhe vetëm drejtësi. Këtë e vendos ligji i miratuar i dosjeve kundër diktatorëve, të cilët sot nuk kanë as moral për të kërkuar falje”. Ndërsa në mbyllje, ish- të përndjekurit e Shkodrës i kanë bërë thirrje popullit të këtij qyteti, në emër të Shoqatës Mbarëkombëtare të tyre, që ata të arkivojnë pranë Degës së kësaj shoqate të gjitha faktet, dëshmitë ende të paditura si dhe emrat e të gjithë atyre persekutorëve të djeshëm të regjimit komunist.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009