E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbuloni tiroidet e fshehura!

Autori i Lajmit: red.
Gjëndrat tiroide ndodhen në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalën “metabolizëm” shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta. Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga: ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Kjo është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjëndra prodhon shumë hormone, si pasojë e kësaj trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendën më sipër.
Si të dallojmë tiroidet?
Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë tinëz dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, çrregullime të të përmuajshmeve të grave (menstruacioneve), për shkak të çrregullimit të balancës hormonale, dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës, gulçimë zemre dhe rritje të pulsit, rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë, drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor, bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës, nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim, problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t i shtohet rënia e flokëve. Tek më të vjetrit mund të mbizotërojë njëra apo dy prej simptomave, p.sh. rënie në peshë apo gulçim. Gjëndra tiroidale, që ndryshe quhet edhe tyreoidea, ndodhet në pjesën e përparme të qafës menjëherë nën gurmaz. Detyra kryesore e kësaj gjëndre është ngacmimi i metabolizmit në trup. Ngacmimi ngjet përmes hormonesh që krijohen në gjëndrën tiroidale dhe që quhen tiroksinë, T4 dhe trijodtironinë, T3. Funksioni i gjëndrës tiroidale ngacmohet nga ana e tij nga hormoni TSH, hormon tiroidostimulues, që krijohet në gjëndrën e hipofizës. Që të ketë balancë në trup duhet që hormonet të prodhohen me masë.
Struma
Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrës tiroide dhe shfaqet më tepër te gratë në çdo moshë. Gjëndrat zmadhohen në forma dhe në mënyra të ndryshme. Gjëndrat mund të zmadhohen në mes ose në të dyja anët, apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë gradualisht.
Gusha endemike quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Në këtë rast personat që preken shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Ata që jetojnë në zona malore zakonisht preken nga gjëndrat tiroide me mungesë jodi. Ndërsa ata që jetojnë në zonat bregdetare preken nga sëmundja me tepricë të jodit. Por ka dhe raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim sesa ato me mungesë jodi.

Ndryshimi
Çfarë është mbitiroidizmi?
Mbitiroidizëm kemi kur në trup ka më tepër tiroksinë se normalisht. Atëherë shtohet metabolizmi dhe trupi kalon në superxhiro. Mbitiroidizmi njihet edhe si hipertirozë dhe më parë njihej edhe si tireotoksikozë. Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit, i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale. Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, çka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist, pasi, sa më shumë kalon koha, aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t u kuruar, krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe.
Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësi
Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale, nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin. Mosha kur nisin të shfaqen shqetësimet dhe simptomat e para të tiroideve është 16 vjeç. Këshillohet që të gjithë njerëzit duhet të bëjnë një vizitë mjekësore një herë në vit për të parë ecurinë e sëmundjes. Dy probleme të tjera shumë të rëndësishme që shkaktojnë gjëndrat tiroide, janë acarimi dhe probleme të ndryshme me lëkurën si dhe shkëputje e thonjve nga shtrati i tyre.

Shqetësimet
1- Dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje i energjisë dhe degjenerim i muskulaturës.
2- Gulçimë zemre dhe rritje të pulsit.
3- Rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë.
4- Drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor.
5- Bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës.
6- Nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim.
7- Problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i tyre dhe njeriut mund t i shtohet rënia e flokëve.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›