Bimët që kurojnë gjëndrat tiroide!
Autori i Lajmit: red.
Sëmundjet e gjëndrave tiroide janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet. Shtatë simptoma janë karakteristike për të kuptuar sëmundjen e tiroideve, ndërsa një nga shkaqet kryesore për shfaqjen e tiroideve është i lidhur ngushtë me trashëgiminë. Në rast se ke një person në familje, që ka pasur probleme me gjëndrat tiroide, atëherë edhe ti mund të vuash prej tyre.
Kurimi i gjëndrave me mungesë jodi:
Në 1 litër raki të fortë rrushi 18° tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Për personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, specialistët e mjekësisë popullore këshillojnë që këta të sëmurë duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj me grykë hapur, që çliron jod, nga darka deri në mëngjes.
I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Në vjeshtë, kur ka dhe me shumicë fruta të tilla, duhet të hahet 1 orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë. Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gramë lëkurë limoni të zihen në 500 gramë ujë për 20 minuta dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje, esëll në mëngjes.
Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut, që rritet në det, sepse ka shumë jod dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.
Frashëri i bardhë: zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo masë pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës.
Gusha:
Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoret bima e gjineshtrës. Pasi e thërrmoni merrni 1 lugë çaj dhe e hidhni në 1 gotë me ujë. Zihet 10 minuta, kullohet dhe pihen 3 gota në ditë e ëmbëlsuar me mjaltë. Kura vazhdon 3-4 javë, kurse për fëmijët rekomandohet të pinë 3-4 lugë gjelle.
Kurimi i gjëndrave me tepricë jodi
Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për t u kuruar, megjithatë ekzistojnë disa ilaçe popullore, që ndihmojnë për të lehtësuar shqetësimet që krijohen si dhe për të ulur sa më shumë shqetësimet nervore.
Gjemb gomari. Zieni 1 litër e gjysmë ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugë çaj me fruta të copëtuara. Më pas e lini në qetësi për 30 minuta. E kulloni dhe e pini në çdo vakt, e ëmbëlsuar ose jo, sipas dëshirës, nga 10 gramë ose 2 filxhanë kafe të ngrohtë.
Micla ose bari i bletës. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 5 lugë gjelle me bimë të thara e të grimcuara. E lini në qetësi për 20-30 minuta, por duke e tundur herë pas here. Më pas e kulloni dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet në çdo vakt nga 1 gotë uji.
Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 30 lugë çaj me lule trumze. E lini gati 1 orë në qetësi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotë, 1 herë në 2 ditë, e ngrohtë dhe ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Shenjat e sëmundjes
Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si:
• të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie
• ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie
• çrregullime të të përmuajshmeve te grave (menstruacioneve), për shkak të çrregullimit të balancës hormonale
• dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës
• gulçimë zemre dhe rritje të pulsit
• rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë
• drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor
• bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës
• nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim
• problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i tyre dhe njeriut mund t i shtohet rënia e flokëve.
Tek më të vjetërit mund të mbizotërojë njëra apo dy prej simptomave
• rënie në peshë apo gulçim zemre dhe rritje pulsi.
Shenjë e veçantë
Djersitja, jo gjithnjë nga lodhja…
Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, çka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist, pasi sa më shumë kalon koha, aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do të kërkojnë më shumë kohë për t u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori, që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe. Funksioni i gjëndrës tiroidale ngacmohet nga hormoni TSH, hormon tiroidostimulues, që krijohet në gjëndrën e hipofizës. Që të ketë balancë në trup, duhet që hormonet të prodhohen me masë.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009