Policia: “Kemi identikitin e atentatorëve të Ardian Nunit”
Autori i Lajmit: red.
Rreth 15 persona janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre mbi atentatin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Por mes tyre mund të ketë dhe persona të dyshuar si autorë të këtij atentati. Burime nga policia bëjnë të ditur se një ekip i specializuar hetimor nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Departamenti i Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po heton për zbardhjen e ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, atentati ndodhi në hyrje të pallatit ku banonte gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, rreth orës 23.20 minuta të së dielës.
Dëshmitë
Sipas dëshmitarëve, një person i pamaskuar ka pritur në hyrje të pallatit që gjyqtari të zbriste nga makina dhe më pas ka qëllur 2 herë me pistoletë. Ndërsa detaje të tjera në lidhje të dyshuarit janë mbajtur sekrete për shkak të hetimeve. Mësohet se policia tashmë ka një identikit të personit që ka qëlluar. Mësohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën dy persona, ndërsa motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të pazbardhura.
Hetimet
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit pohuan dje se ngjarja ka ndodhur më 8 shkurt në orën 23.20. Strukturat e Policisë së Qarkut Tiranë janë njoftuar se në Spitalin Ushtarak ka shkuar i plagosur me armë zjarri Ardian Ilir Nuni, 40 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion jurist, anëtar i Gjykatës së Lartë.
Me marrjen e njoftimit për këtë ngjarje, nga strukturat e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimit në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e drejtuesve të Prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, filloi kryerja e veprimeve hetimore. Nga veprimet e para hetimore rezulton se në vendngjarje u sekuestruan, me cilësinë e provës, 4 gëzhoja pistolete të kalibrit 7.62mm, të cilat i kanë kaluar për ekspertim Laboratorit të Policisë Shkencore. Sipas të njëjtave burime, mësohet se janë shoqëruar e pyetur si dëshmitarë për rrethanat e ngjarjes e në lidhje me ngjarjen, një numër i konsiderueshëm personash, të cilët janë konstatuar në vendin e ngjarjes. Nga grupi i posaçëm hetimor po punohet me intensitet të plotë për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe më pas ndalimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009