Shqiperia e ka vendin ne Evrope
TIRANE - Kryeministri i Luksemburgut, Junker deklaroi se anetaresimi i Shqiperise ne NATO, do ta kthente Shqiperine prane familjes evropiane, me te cilen fatkeqesisht u nda pas Luftes se Dyte Boterore. Ne kete kuader ai garantoi dhe mbeshtetjen e vendit te tij ne rrugen e integrimit te Shqiperise. Ne takimin e djeshem mes kryeministrit Berisha dhe atij te Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, qe ndodhet per bisedime ne Tirane, u evidentuar marredheniet shume te mira mes dy vendeve, ato politike dhe kryesisht marredheniet ekonomike. Liberalizimi i vizave, integrimi i shpejte i Shqiperise ne NATO dhe interesimi per sistemin e prodhimit te energjise kane qene dhe pikat kryesore ne te cilat ka kaluar dhe biseda mes dy kryeministrave gjate dites se djeshme.
Integrimi
Kryeministri i Luksemburgut, Juncker deklaroi se kishte ardhur momenti qe Shqiperia te kthehej ne familjen evropiane. "Kjo do te ndodhe para Samitit te ardhshem te Aleances, qe do te mbahet ne prill te vitit te ardhshem dhe Shqiperia me ne fund dhe ne menyre formale do te kthehet ne gjirin e familjes se madhe evropiane, se ciles ajo i perket dhe nga e cila e larguan vendimet e kobshme te ndarjes se Kontinentit", deklaroi kryeministri i Luksemburgut ne fjalen e tij. Duke evokuar ate periudhe te erret kur ne perfundim te luftes se dyte boterore, konferenca e Jales e la Shqiperine ne Lindje, duke i taksur dhe 50 vite diktature dhe izolim komunist. Ai theksoi se keto vitet e fundit vendi yne ka bere perparime shume te medha ne luften kunder korrupsionit dhe kriminalitetit. Sipas tij, keto ishin edhe suksese te medha per t'i dhene Shqiperise nje imazh te mire ne bote.
"Ka pasur gjithashtu edhe suksese ekonomike qe ende nuk jane plotesuar e perfunduar, por qe tregojne se vendi po ecen perpara. Reformat ne fushen e politikes fiskale dhe shoqerore jane mbreselenese. Keto suksese te medha perbejne vizionin e ardhshem te Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut", deklaroi Juncker ne fjalen e tij.
Investimet
Kryeministri i Luksemburgut ne fjalen e tij perpara medieve deklaroi se qeveria qe ai drejtonte do te vazhdonte te bashkefinancojme projektet hidro-energjetike, per te cilat vendi yne ka nevoje. Nga ana tjeter kryeministri luksemburgas deklaroi se po bisedohet per te vendosur nje bashkepunim edhe ne fushen e shendetesise, arsimit dhe kultures. Po keshtu kryeministri Juncker theksoi se mes dy qeverive do te lidhej edhe nje marreveshje per taksimin e dyfishte, kusht kryesor ky per te vazhduar projekte e perbashketa ekonomike mes dy vendeve. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha falenderoi edhe kryeministrin e Luksemburgut ne lidhje me mbeshtetjen qe vendi i tij i ka dhene Shqiperise ne aspektin ekonomik dhe politik. Sipas Berishes, Luksemburgu i ka dhene nje ndihme te cmuar Shqiperise ne fushen e infrastruktures, projektet e qeverise se Luksemburgut shtrihen nga Durresi, ne Kukes, Mamurras, Lac e zona te tjera te vendit, ne furnizimin me uje dhe trajtimin e ujerave te zeza, si dhe projekte te tjera ne kualifikimin e gjykatesve. Kreu i qeverise shqiptare permendi nevojen e pergatitjes se bankiereve shqiptare ne Luksemburg, vend i njohur ky per modernizimin e bankave.
Takimi me ish-deputetet
Kryeministri Berisha priti diten e djeshme nje perfaqesi te Shoqates se Ish-deputeteve te Parlamentit Evropian, nga vende te ndryshme te Bashkimit Evropian, si Gjermania, Britania e Madhe, Franca. Misioni i ketyre ish-deputeteve te PE-se lidhej me vizitat ne vendet qe aspirojne te behen anetare te Bashkimit Evropian. Keta perfaqesues te Shoqates se Ish-deputeteve te Parlamentit Evropian i shprehen Kryeministrit Berisha konsideraten me te larte per punen dhe kontributin e tij personal ne arritjet e shkelqyera qe Shqiperia ka pasur vitet e fundit ne fusha te ndryshme te zhvillimit. Sipas tyre, keto arritje i kane ndryshuar fytyren Shqiperise dhe i kane rritur prestigjin ne syte e komunitetit evropian. Kryeministri Berisha i falenderoi per konsideraten e larte qe ata shprehen per Shqiperine dhe shqiptaret si dhe per punen e qeverise ne perpjekjet e saj per te permbushur kriteret e Kopenhagenit dhe per t`u bashkuar sa me shpejt me familjen qe ajo i perket, komunitetin evropian.
Fatjona Mejdini