Lejla Agolli: Talentet e rinj, freski në Ansamblin Popullor

Drejtuesja Artistike flet për gjendjen e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve
Folku shqiptar shquhet nga ai i vendeve të tjera për origjinalitetin, lashtësinë si dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike, dhe për ta përcjellë sa më mirë këtë është padyshim Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve. Me këtë Ansambël kanë bërë jetë me dhjetëra qindra artistë, që janë në themelet e kulturës dhe të muzikës, e valles së kulturës sonë popullore. Kanë qenë shumë artistë të mëdhenj si: Çesk Zadeja, Besim Zekthi, Liljana Cingu etj, që shkrinë jetën për shkëlqimin e ansamblit. Por në ditët e sotme si vjen ansambli para publikut? Për Drejtuesen Artistike të tij Lejla Agolli gjatë këtij sezoni ka pasur shfaqje të suksesshme, por sipas saj ka dhe probleme që ndeshen sot në këtë ansambël. Ka pasur shfaqje me të vërtetë të suksesshme dhe mund të përmend, dy koncertet e fundit recitalin e valltarit Gëzim Alimehmeti, që ishte një koncert i suksesshëm me krijimtari të re, me mjeshtërinë e kërcimit, por ai ishte dhe një bashkëpunim me Ansamblin Shota si dhe grupin Korona të Kosovës. Kjo ka qenë një ide e hershme e jona për këtë bashkëpunim të cilin ne e realizuam me anë të këtij recitali, po ashtu ishte i suksesshëm dhe koncerti i datës 4 qershor. Ndërsa për sa i përket gjendjes së Ansamblit Popullor unë do të thosha që të afrosh të rinjtë normalisht është dialektike në radhë të parë, sepse kjo trashëgimi kulturore nga brezi në brez ruhet dhe e kam thënë dhe një herë tjetër që unë i falënderoj rrethet për aktivitet e muzikës popullore që ata bëjnë, kujdesin që tregojnë për materialet autentike që kanë si valle, këngë apo dhe elementë të tjera të traditës që i kalojnë nga brezi në brez dhe vijnë nëpërmjet festivaleve të muzikës popullore. Kjo gjë patjetër që do të transmetohet nga brezi në brezi, tregon Agolli. Më tej ajo shton se gjithmonë është menduar që talentet e rinj duhet të afrohen sa më shumë pranë ansamblit dhe për të rritur dhe më shumë vlerat e tij. Ne e kemi në vëmendjen tonë dhe ka pasur një lloj vështirësie, sepse edhe studentët që mbarojnë për kanton mbarojnë kanton klasike. Unë para dy ditësh kam parë lajmet dhe pashë se aty në Akademi ishte bërë një klasë e kantos nën kujdesin e këngëtares Manjolla Nallbani, e cila bënte fjalë për një lëndë për këngë popullore, gjë e cila më parë nuk ka qenë. Këto studentë që mbarojnë Akademinë të kenë një përgatitje dhe kjo është e rëndësishme. Unë e kam thënë më parë që në krahasim në vite më parë tani unë shikoj një interesim më të madh të atyre që afrohen pranë Ansamblit Popullor Kombëtar. Ne kemi marrë artistë të rinj, të cilët janë afruar pranë ansamblit falë projektit të të rinjve, por kemi marrë dhe talente të rinj që nuk janë pranuar me këtë projekt, por ato kanë qenë me projekte të tjera të veçanta. Aktivizimi i këtyre talenteve të rinj e freskon trupën e ansamblit, por u vlen atyre dhe si eksperiencë për të kënduarit në karakter në çdo krahinë etj. Krahas grupit vokal ata mësojnë dhe repertorin, mësojnë eksperiencën e tyre, e njëjta gjë është dhe për vallet, thekson ndër të tjera drejtuesja artistike Lejla Agolli. E pyetur për reduktimin e artistëve, ajo tregon se sot në ansambël janë 38 artistë dhe pohon se sot nuk është problem reduktimi, pasi janë dhe artistë të rinj që afrohem me projekte. Nuk është shumë problem reduktimi i numrit të artistëve sepse ne kemi një numër të caktuar artistësh 38, por sipas projekteve ne marrim dhe artistë të tjerë të cilët paguhen sipas një honorari, por unë them se synimi duhet të jetë që të afrojmë sa më shumë talente të tillë, por të rregullohet dhe mosha e daljes në pension. Ka një afat nga ana biologjike artisti, kështu sipas një maksimumi duhet të dalin në pension 45 gratë dhe 50 burrat sepse më shumë sipas meje nuk duhet, por dhe syri i spektatorit kërkon më të renë më të bukurën, më bashkëkohoren etj. Pra unë them se ansambli do freskinë, por natyrisht duke ruajtur bërthamën kryesore të cilët japin eksperiencën, japin përkushtimin e tyre. Më parë Ansambli Popullor Kombëtar ka qenë më shumë në vëmendjen e shtetit, sepse ai i sherbete dhe për propagandën e tij, por ndërkohë që me ndryshimin e sistemit pati dhe një rrjedhe të artistëve në shumë shtete të tjera, duke provuar eksperiencën jashtë shtetit. Sot ansambli ka nevojë për freskim artistësh, për rregullimin e ligjit të pensionit dhe duhet të ketë dhe më shumë financime dhe sponsorizime. Shteti duhet ta financojë më shumë Ansamblin Popullor se sa disa aktivitete që për mua sjellin muzikë të deformuar, që është gjynah të stimulosh gjëra të tilla, sepse deformon shijen dhe nuk bën efektin e duhur, përfundon drejtuesja Agolli. Më tej ajo shton se vlerat artistike qëndrojnë akoma si dikur, dhe për këtë në repertor në koncerte sillen dhe valle apo këngë që kanë qenë shumë profesionale nga e kaluara. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore është krijuar si ansambël profesionist në vitin 1957, me të gjithë komponentët artistikë dhe teknike të një trupe artistike.