E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpani: Qeveritë pararendëse e kanë harruar Mirditën

Partia Demokristiane ka hapur fushatën elektorale në qarkun e Mirditës, ku krerët e kësaj partie theksuan mungesën e reformave për të ulur papunësinë nga qeveria aktuale. Sekretari i Përgjithshëmi PDK-së Ndue Shpani  cili është dhe kandidati i PDK-së në këtë qark, deklaroi se është e patolerueshme indiferentizmi dhe harresa që ka treguar deri më sot qeveritë pararendëse dhe qeveria Berisha për qarkun e Mirditës dhe për qytetin e Rrëshenit. "Mirdita është lënë në harresë nga qeveritë e radhës, ato kujtohen për këtë zonë vetëm kur është radha për të mbledhur votat. Kjo është një nga zonat më të varfra të vendit dhe më numrin më të madh të papunësisë të prekur nga shkalla e lartë e emigracionit, tha sekretari i PDK-së Shpani. Ndër të tjera Shpani theksoi se kjo harresë e këtyre qeverie duket në rrugë, shkolla dhe shëndetësi, ku sipas tij nuk është bërë asnjë lloj investimi gjatë këtyre 20 vjetëve pluralizëm. Ndërsa kryetari i kësaj partie Nard Ndoka, gjatë fjalës së tij deklaroi se Mirdita është i vetmi qytet i cili ka numrin më të ulët të përfaqësimit në qeveri dhe në institucionet e shtetit gjatë këtyre 20 viteve. Gjithashtu Ndoka foli dhe për pikat e programit të PDK-së të cilat japin zgjidhjen për të luftuar varfërinë në vend dhe për të siguruar një zhvillim të mëtejshëm në vitet në vijim. Nesër në qeverisje ne do të kërkojmë miratimin e statusit të minatorit dhe rishikimin e skemës së pensioneve për ish minatorët, ringritjen e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të bakrit në Mirditë, si dhe futjen e kompanive serioze në industrinë e nxjerrëse të bakrit, gjë që do të sjellë dhe rritjen e numrit të të punësuarve. Hapjen e një uzine të re të prodhimit të bakrit, dhe vënien ne pune te asaj të Rubikut, tha Ndoka. Ndër të tjera kreu Demokristian Ndoka theksoi se mirditorët janë të vetmit që shteti i ka lënë pa pronësi mbi tokën dhe se miratimi i ligjit që bën mirditorët pronare të tokave dhe kullotave që kanë pasur brez pas brezi, është përparësi për demokristianët. Gjithashtu ai deklaroi se PDK do të miratojë dhe një plan të gjerë zhvillimi në kuadër të perspektivës që ofron ndërtimi i rrugës Rrëshën-Kalimash-Morinë, si dhe ka një plan që ti japë përparësi dhe turizmit malor në zonat e Munellës dhe Zepes. Ai ju bëri thirrje qytetarëve të Rrëshenit që në zgjedhjet e 28 qershorit të votojnë Partinë Demokristiane. Vota për Partinë Demokristiane do të thotë që ju të votoni për veten tuaj, vota për PDK do të thotë më shumë investime për këtë zonë, do të thotë më shumë të punësuar. Ju kërkoj votën këtu në Mirditë, që të gjithë së bashku të përpiqemi të ndryshojmë për mirë realitetin e Mirditës, por edhe te krejt vendit dhe shoqërisë tonë, deklaroi kreu i PDK Ndoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›