Kur të gjithë takoheshin me Gadafin (FOTO)
Muamar Gadafi konsiderohet sot si një prej diktatorëve më të egër, pas vrasjes së mijërave libianëve.
Të gjithë liderat ndërkombëtarë tashmë kërkojnë arrestimin dhe dënimin e tij.
Por, jo gjithmonë ata kanë menduar kështu, edhe pse Gadafi gjithmonë është akuzuar si financues i terrorizimit dhe përgjegjës për disa akte terroriste.
Rrjeti social i dytë më i madh në botë, Twitter, ka dashur të kujtojë që Gadafi më parë ka qenë i mbështetur nga ata që sot e dënojnë, duke publikuar disa prej fotove të Gadafit me këta liderë.
Bëhet fjalë për presidentin amerikan, Obama, kryeministrin francez dhe italian, Sarkozi dhe Berluskoni, si dhe ish-kryeministrin anglez, Toni Bler.
Ne po shtojmë në këtë listë edhe ish-ministrin tonë të Jashtëm, Lulzim Basha, që ka zhvilluar një takim biznesi të dyshimtë me Gadafin.





