E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i karburanteve, drejt rritjes historike

Çmimi i naftës në Shqipëri mund të arrijë rritjen më të madhe që ka ndodhur në historinë e vendit tonë. Një litër naftë, në ditët në vijim pritet të kushtojë 180 lekë të reja, dukë shënuar kështu rritjen më të madhe.

Kjo rritje nuk ka ndodhur as në krizën botërore të naftës në vitin 2008.

Rritja e çmimit të naftës dhe karburanteve të tjera është konfirmuar nga ana e tregëtarëve të karburanteve.

Kjo rritje vjen si pasojë e ligji të ri të qeverisë shqiptare për taksat kombëtare, i cili i rrit taksat që paguhen për naftën dhe benzinën me 6.2 lekë të tjera, duke perfshire edhe TVSH-në.

Kjo gjë sjelle automatikisht edhe rritjen e çmimit të karburanteve me pakicë, e cila rëndon mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë, të cilët tashmë duhet të mendohen mirë përpara se të vendosin të dalin me makinë nga shtëpia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›