E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj: Erdhëm për ta mposhtur Vardarin

Arian Beqaj portieri i skuadrës qipriote Anartozis dhe i kombëtares shqiptare do të luaj të enjten në ndeshjen e parë paraeliminatore të Kupës UEFA me Vardarin e Shkupit. Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Lajm" prizrenasi ka shpalosur ambiciet e skuadrës së tij në dy përballjet me ekipin e Vardarit. Ai thotë se kanë pak njohuri për kundërshtarin e parë në garat evropiane, por se megjithatë janë optimist se Anartozisi mund ta kalojë pengesën e parë. "Nuk kemi njohuri të mjaftueshme për Vardarin. E dim se ka një histori nga futbolli ish-jugosllav. Poashtu ka pasur disa rezultate të mira edhe në ndeshjet evropiane. Mendoj se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por ne kemi ardhur për ta fituar për ta pasur më lehtë në ndeshjen e kthimit në fushën tonë dhe për ta kaluar turin e parë", është shprehur ekskluzivsht për "Lajm" portieri Beqaj, duke shtuar se kundër Vardarit nuk do të paraqiten disa lojtarë që erdhën gjatë afatit kalimtar të verës, por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të luftojnë për fitore. "Na mungojnë disa lojtarë, megjithatë në skuadër kemi lojtar cilësorë që mund të vendosin ndeshjen. Në radhëst tona kemi lojtar nga Brazili, Polonia dhe Greqia. Janë gjithsejtë 26 që konkurrojnë për formacionin më të mirë në skuadër', ka njoftuar 31-vjecari Beqaj.
Ndërkohë ambiciet e skuadrës Anartozis janë të mëdha jo vetëm në Kupën UEFA, por edhe në kampionatin e Qipros. "Ne do të përpiqemi që të arrijmë sa më shumë në Kupën UEFA, por futbollit asnjëherë nuk i dihet. Duhet që cdo ndeshje të merret me seriozitet. Ndërsa sa i përket kampionatit skuadra jonë bashkë me Omonia dhe Hapoel lufton për të fituar kurorën e dyfishtë në kampionat i cili fillon në shtator", u shpreh në fund portieri i kombëtares shqiptare dhe të Anartozisit, Arian Beqaj. Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Anartozisit luhet të enjten prej orës 20:00.
Me Anartozisin ka kontratë deri më 2008
Arian Beqaj e ka nisur karrierën në Liria të Prizrenit, për të kaluar në Partizani të Tiranës, kurse më pas vazhdoi në Greqi. 6 vite mbrojti për skuadrën e Ofi-t dhe 3 të tjera në Jonikos. Me Anartozis ka firmosur kontratë 2 vjecare, ndërsa I skadon në qershor të vitit 2008
Me Holandën për një rezultat pozitiv
Arian Beqaj nuk la pa e përmendur edhe ndeshjen e 12 shtatorit me Holandën në Tiranë. "Me dy fitoret e fundit jemi të kënaqur. Shpresojmë se do të arrijmë një rezultat pozitiv edhe kundër Holandës për t'i krijuar një imazh të mirë kombëtares. Pas dy edicioneve mund të shpresojmë në ndonjë evropian, pasi në radhët tona ka shumë lojtar të ri dhe me kualitete", tha Beqaj
Anartozis klubi më i vjetër në Qipro
Beqaj pohon se Anartozisi është klubi më i vjetër në Qipro. Ai është themeluar në vitin 1911. Ka të fituar 13 kampionate dhe 10 kupa. Në cdo ndeshje skuadra e tyre ndiqet nga 7 mijë shikues, kurse në ndeshjet derbi edhe një herë më shumë. Anartozis ka 5 mijë abonent të regjistruar. Në kampionatin e Qipros marrin pjesë 14 skuadra

Mare nga gazeta Lajm - Maqedoni

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›