Leksione nga Italia për Drejtësinë
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Italisë, i datës 7 tetor, tërhoqi gjerësisht vëmendjen e opinionit publik edhe në Shqipëri. Ky vendim shpalli si antikushtetues një ligj, i cili ishte propozuar dhe miratuar me iniciativën e Kryeministrit aktual, Silvio Berlusconi, ligj sipas të cilit Kryeministri i Italisë dhe drejtuesit më të lartë të dhomave të Parlamentit italian kanë imunitet dhe, nuk mund të hetohen dhe akuzohen nga drejtësia gjatë qëndrimit në tyre në detyrë.
E shpjeguar më thjesht, Gjykata Kushtetuese në Itali, rrëzoi një kërkesë e cila e vendoste Kryeministrin mbi ligjin dhe gjithashtu, shkelte parimin kushtetues se, të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit. Normalisht ky vendim duhej të konsiderohej si vendim rutinë në punën e përditshme të një gjykate por, duke pasur parasysh se nëpërmjet tij i hapet rruga ndjekjes penale të një Kryeministri në detyrë, (Silvio Berlusconi ka disa procedura penale të pezulluara për shkak të ligjit në fjalë), atëherë ai është shumë më tepër se thjesht një vendim gjykate.
Kemi ndjekur me vëmendje se çfarë vendimi do të merrte Gjykata Kushtetuese në Itali. Përballë ishin Prokuroria, e cila kërkonte shpalljen antikushtetues të një ligji dhe eliminimin e pengesave ligjore që pengonin ndjekjen penale, dhe Kryeministri në detyrë që rrezikon përballjen për akuza të ndryshme me prokurorinë. Nga pikëpamja juridike, ligji ishte qartësisht antikushtetues por, a do të kishin guximin anëtarët e gjykatës të rrëzonin një ligj kaq "personal" të Kryeministrit në detyrë?. Por drejtësia foli qartë dhe pa mëdyshje, askush nuk është mbi ligjin, të gjithë janë të barabartë dhe nuk mund të fshihen pas ligjeve të tilla, pamvarësisht pozicioneve të larta që mbajnë në ushtrimin e pushtetit. Gjykata Kushtetuese pa humbur shumë kohë në debate, vendosi që ligji të shpallej antikushtetues, gjë e cila lejon prokurorët të rifillojnë proceset penale kundër Kryeministrit Silvio Berlusconi (Kryeministër që për më tepër qeveris me një mazhorancë të fortë).
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Itali tregoi se, pavarësisht pozicioneve dhe pushtetit që kanë disa njerëz, sistemi i drejtësisë nuk duhet të trembet nga presionet e politikës. Ky është një leksion për funksionimin e sistemit të drejtësisë edhe në Shqipëri. Kohët e fundit, prokurorët dhe gjykatësit në Shqipëri kanë pasur mundësinë të tregojnë se, sistemi i drejtësisë nuk stepet në punën e tij pavarësisht emrave të përveçëm që kanë përballë. Por, fatkeqësisht ndryshme nga sa ndodh në Itali, me vendimet e tyre, shpesh prokurorët dhe gjykatësit kanë treguar se ata janë tërhequr para presioneve dhe nuk kanë dhënë drejtësi. Ata nuk kanë pasur kurajën dhe vullnetin të kryejnë detyrën e tyre me të njëjtën kurajë dhe vullnet si prokurorët dhe gjykatësit në Itali. Në fakt, shkelje të ligjit nga njerëz me pushtet ekzistojnë në shumë vende por, diferenca bëhet nga njerëzit e drejtësisë. Ata duhet të kryejnë me kurajë punën e tyre pa pasur frikë nga askush dhe të çojnë para ligjit pushtetarët që abuzojnë me ligjin dhe përfitojnë nga pushteti që kanë.
Prokurorët dhe gjykatësit, të cilët janë aktorët kryesorë të sistemit të drejtësisë, duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre pavarësisht kostove që ajo sjell në planin personal. Sistemi i drejtësisë ka nevojë që në vetvete të prodhojë ata njerëz që, me vullnetin dhe profesionalizimin e tyre të tregojnë se është e mundur dhënia e drejtësisë në Shqipëri. Në fakt, njerëz të tillë, me kurajë, me profesionalizëm dhe me vullnetin për të luftuar për drejtësi, nuk mungojnë brenda institucioneve të drejtësisë. Por ata, pas shumë presioneve publike nga pushteti kundër institucioneve apo emrave të përveçëm, ngurrojnë tashmë të kryejnë detyrat e tyre ashtu si kolegët e tyre në Itali. Është momenti që prokurorët dhe gjykatësit të tregojnë se, duan dhe njëkohësisht munden që të japin vendime të drejta, edhe pse këto vendime mund të jenë kundër interesave të njerëzve me pushtet. Kjo do të motivonte gjithë sistemin dhe do të risillte besimin e publikut te drejtësia, besim që aktualisht te publiku mungon me të drejtë.