Leksioni i Tony Blair për shtypin
Një nga mësimet politike bazike që Tony Bler pat dhënë sapo kishte marrë postin e kryeministrit të Anglisë ishte si më poshtë: mos e lejo kurrë shtypin britanik të të kundërvihet në masë kundra teje. Kjo i kishte ndodhur paraardhësit të tij, Neil Kinnock, kur ishte lider i partisë laburiste gjatë viteve ‘80. I pat ndodhur edhe konservatorit John Major, kur qe kryeministër në vitet ‘90. Bler, praktikisht, ishte i betuar që një gjë e tillë nuk do të linte të ndodhte kurrë, dhe kështu ndodhi. Dorëheqja e tij, e dhënë përpara kohës kur e dëshironte, nuk erdhi sepse shtypi e opinioni publik i ishin armiqësor, por prej presioneve të brendshme të partisë së tij, të drejtuar nga Gordon Brown. Tani që Brown është kryeministër, është bash ai që ka rënë në kurthin, në të cilin ranë më herët Kinnock dhe Major, e që Bler ia doli t’u shmangte: i gjithë shtypi - nga Guardian-i që është në frontin e majtë deri tek “Daily Mail” i frontit të djathtë - i kërkojnë dorëheqjen. Ideja e Blair doli të ishte i suksesshme: kur shtypi arrin në konkluzionin se kryeministri nuk duhet të vazhdojë mandatin e tij, ai do të humbë, ngase kjo aksiomë është e vërtetë; që laburistët do të humbin zgjedhjet e ardhshme. Brown më përpara e pat “denigruar” Blerin sesi ai arrinte t’i mbante të qetë shtypin, dhe sapo hipi në pushtet e kritikonte, edhe pse me terma të fshehtë. Pra kishte inauguruar një stil të ri, të ndryshëm. Më vonë e kuptoj se arti i public-relation nuk ishte arma e tij më e mirë, por po ta kishte do të ishte më mirë. Kërkojë edhe ta përdorte, por shumë vonë dhe në një mënyrë qesharake.
Nxënësi konservator/David Cameron, lider i Partisë Konservatore, nuk bëri të njëjtat gabime. Përkundrazi, kishte dëshirë të mësonte dhe të ndiqte shembullin e Blair - që kishte zëdhënësa si Alistair Campbell, që në të kaluarën kishte qenë një gazetar me influencë në tabloidet angleze - që Cameron duke ndekur këtë shembull, ka marrë si të tillë redaktorin më të famshëm të vendit, Andy Coulson, pra ish-drejtorin e News of the World. Fakti që Cameron tashmë ia ka dalë të jetë lider mbizotërues i skenës politike angleze, shumë vite pasi partia e tij konservatore ishte e stigmatizuar si antipatike, do të thotë se ky sukses i faturohet qenies gjithmonë në shtyp. Pasi mori lidershipin e partisë, si këshilltar për mediet, ai mori Michael Gove, ish-gazetarin e Times, tanimë në qeverinë hije. Gove i kishte këshilluar se populli britanik ishte tashmë shumë liberal në sjelljen social, ose më shkurt më shumë seç mund të kishte qenë para 20 viteve, për shembull temën e divorcit, abortit dhe të homoseksualitetit. Sipas Gove, opinioni publik kishte adoptuar tashmë “vlerat e Bbc”, me fjalë të tjera kishte asimiluar ngjyrosjen liberale të televizionit publik që konsiderohet si mediet me influente në Britani.
Aneksi Londër-Tiranë/Gjatë një konference në Londër, që paraqiti punën e tij të fundit “Komunikim dhe Pushtet”, gjurmuesi spanjoll Manuel Castells mbrojti tezën se “nëse bën politikë, duhet ta bësh nëpërmjet mediave: në të kundërt, je jashtë loje”. Nuk ka vend në botë që kjo të mos jetë e vërtetë se në Shqipëri, por në Britani, si në çdo vend të botës, duhet t’i qëndrosh lojës 24 orë në 24 orë, shtatë ditë në javë. Nga se përbëhet loja? Duke lëshuar përditë mesazhe një elektorati të lëvizshëm, duke i bërë kontrast të duhur mesazheve armiqësore ose të favorshme, duke mos pranuar skandalet dhe duke ekzagjeruar atë të kundërshtarëve, dhe në fund të holluar e stigmatizuar, gjithmonë e më shumë, gazetarët, opinionistët dhe drejtorët që ndërvaren nga politika.