E Diel, 1 Nëntor 2026

Për dënimin e krimeve të komunizmit, Shqipëria po mbetet e fundit në Europën ish-komuniste

Në progres-raportin e Komisjonit Europian përveç të tjerave, reforma që duhet të realizojë Shqipëria në rrugën e demokracisë dhe që s’e ka bërë mirë deri tani, është edhe “ligji i lustrcionit”, një nismë qe po bllokohet per shkak se duhet “konsensusi i opozitës”. Opozita destruktive me mendësitë e Edi Ramës, vrapoi ta trumbetojë si fitore të sajën, meqenëse ajo ka kundërshtuar në mënyrën më agresive e në mënyrë të vazhduar “hapjen e dosjeve dhe dënimin e krimeve të komunizmit”. Edi Rama, ky njeri psiqikisht jo ne rregull, bashke me enveristët që akoma i mbajnë vallen në PS, si në të gjitha pikat e tjera, edhe ketu e lexojnë së prapthi raportin. Institucionet ndërkombëtare që na monitorojnë kërkojnë që Shqipëria sa më parë të ndahet nga e kaluara e vet ish-komuniste si kushti më themelor për integrimin në Europën demokratike. Dhe në këtë pikëpamje kërkojnë që opozita ish-komuniste të bëjë hapin e duhur për ndarjen e vet nga e kaluara prej trashegimtareje të drejtpërdrejtë e Partisë së Punës (komuniste). Ndërkohë opozita ish-komuniste gjithnjë në rolin e strucit, përpiqet të mbulojë me natë të kaluarën e vet kriminale. Asambleja Parlamentare e KE ka vendosur në ekuivalencë me dy regjimet kriminale të shekullit të shkuar, regjimin fashist dhe komunist. Amerika ngriti në Uashington memorialin në kujtim të 100 milionë viktimave të regjimit komunist në të gjith botën. Duke u përkulur me veneracion përpara këtij memoriali, Presidenti Bush tha: “ndoshta ne kurrë ne nuk do të mësojmë emrat e atyre që vdiqën nga regjimi kriminal”. Sipas “Librit të zi të komunizmit” të botuar në Francë në vitin 1997, fashizmi akuzohet për 20 milionë viktima gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë komunizmi akuzohet për 100 milionë viktima. Komunizmi një regjim barbar, për vetë shtrirjen në kohë dhe në hapësirë që iu imponua popujve, pati kohë që të shtonte në mënyrë progresive numrin e viktimave dhe të vuajtjeve për popujt e Europës Lindore, në veçanti edhe për popujt e tjerë të botës në përgjithësi. Duke hequr një paralele me denimin që iu bë regjimeve fashiste, menjëherë pas kapitullimit të Gjermanisë naziste në vitin 1945, në atë kohë shtetet fituese në luftën kundër fashizmit, respektivisht fuqitë e mëdha të globit, morën masa drastike për dënimin e krimeve të fashizmit, të kudondodhura. Për këtë qëllim u krijua Gjykata Ndërkombëtare e Nurenbergut, përpara të cilës dhanë llogari dhe u dënuan qindra kriminelë fashistë. Nga ana tjetër të gjitha vendet të cilat kishin vuajtur regjimin fashist arrestuan dhe dënuan kriminelët fashist. Gjermania Perëndimore, nga viti 1945 deri në vitin 1966, kishte arrestuar e nxjerrë përpara gjyqit 86 mijë bashkëpunëtorë të Gestapos hitleriane. Në një dallim thelbësor, Rusia sovjetike në anën tjetër të Gjermanisë lindore, bashkëpunëtorët dhe agjentët e Gestapos i mori në shërbimet e saj sekrete si “njerëz me përvojë”, duke i përdorur në operacionet subversive kundër Gjermanisë Perëndimore dhe vendeve të tjera të demokracive perëndimore.
Edhe sot gati 20 vjet pas bashkimit të Gjermanisë dhe rënies së komunizmit, bashkepunetorët dhe kriminelët e fashizmit ndiqen kudo nga Gjermania për t’u arrestuar dhe nxjerrë përpara gjyqit. Edhe për dënimin e krimeve të komunizmit, Gjermania është treguar më e vëmendshme dhe më e gatshme. Menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit dhe bashkimit të Gjermanisë, me një vendim të Bundestagut u hapen dosjet e STAS-it, ish-sigurimit komunist të Gjermanisë Lindore. Mijëra bashkëpunëtor të shërbimit sekret tanimë nuk kishin asnjë mundësi të fshihnin veprimtarinë e tyre. Shumë zyrtarë të lartë të regjimit komunist më në krye “byroistët”, u nxorën përpara gjyqit dhe u dënuan për krime kundër popullit. Edhe në vendet e tjera ish-komuniste dosjet e ish-sigurimit u hapen duke bërë të mundur shpartallimin e makinerisë kriminale të shërbimeve sekrete të regjimeve komuniste. Është mjaft kuptimplotë fakti se pikërisht për këtë arsye këto vende u orientuan shumë shpejt në rrugën e demokracisë.
Në dallim nga vendet e tjera ish-komuniste, Shqipëria ka mbetur e fundit në implementimin e rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE të 25 Janarit 2006. Gjatë të gjith periudhës postkomuniste, të gjitha nismat e Partisë Demokratike në drejtim të hapjes së dosjeve të ish sigurimit komunist jane kundërshtuar rreptësisht nga e majta ish-komuniste. Edhe rezoluta “për dënimin e krimeve të komunizmit” në zbatim të rezolutës së 25 Janarit të Asamblesë Parlamentare të KE, u injorua nga e majta ish komuniste në Parlament. Rezoluta e aprovuar vetëm me votat e mazhorancës u ankimua në Gjykatën Kushtetuese e cila pa hezituar e bllokoi ligjin si “të papajtueshëm me kushtetutën” duke e dërguar në Komisionin e Venecias. Duhet theksuar fakti se në rastin konkret Gjykata Kushtetuese u gjend në konflikt interesi për arsye se shume nga gjyqtarët mbartnin në kurrizin e tyre një mal me krime nga diktatura komuniste.D uke marrë si shembull Rumaninë e cila që me 21 Dhjetorë 2005 ka ngritur institutin për “hetimin e krimeve të komunizmit”, vendet e tjera ish-komuniste pa asnjë përjashtim kane hapur dosjet e ish sigurimit komunist. Në Gjermani nuk lejohet as trajner futbolli një ish-sigurims, ndërkohë këtu në Shqipëri organet e drejtësisë, të Sh.I.SH, Ministrisë së Brendshme dhe në përgjithsi administrata shtetërore është e tejmbushur me bashkëpunëtorë të ish sigurimit. Eshtë mjaft trishtues fakti se në 20 vjetët e fundit të regjimit komunist, skuadrat e pushkatimit ishin hequr dhe ekzekutimet politike bëheshin nga prokurorët. Prokuroria dhe hetuesia ishin strukturë përbërësë e ish sigurimit komunist. A nuk është e mundur vallë të bëhët zëvëndësimi i këtyre kriminelëve me të tjerë që jane shkolluar deri edhe në universitetet e Europës dhe Amerikës? A nuk është vallë handikap i demokracisë që sot jan pa punë qindra djem dhe vajza të ish të përndjekurve politik të shkolluar brenda dhe jasht vëndit në këto vite të Shqipërisë postkomuniste? 
Në kontekstin e këtyre paralelizmave, pa emocione të natyrës si i persekutuar politik nga diktatura komuniste që kam pirë deri në fund kupën me helm të dhimbjes dhe vuajtjes edhe ligji aktual i bllokuar nga Gjykata Kushtetuese, është mjaft i zbutur “për dënimin e krimeve të komunizmit”. Partia Demokratike nuk duhet të ndikohet nga presioni i të majtës ish-komuniste. Nuk mundet që ligji të shtrijë efektin e tijë deri në vitin 1990 kur u shpall pluralizmi politik në Shqipëri kur dihet se në vitin 1991,ish sigurimi komunist dhe diktatura u bënë akoma më kriminale kundër popullit që kërkonte demokraci dhe liri.Nuk mundet që ish Ministri i sigurimit komunist Gramoz Ruçi që ishte në detyrë në këtë kohë dhe Skënder Gjinushi, të mbeten të pacënuar nga ligji për hapjen e dosjeve.
Edhe alarmi se me hapjen e dosjeve do të shtohën mëritë e njerzve në raport me të kaluarën e regjimit komunist, nuk qëndron. Janë më qindra hetues, prokurorë, gjykatës dhe dëshmitarë të gjyqeve politike që kan dërguar përpara skuadrave të pushkatimit dhe kan dënuar njerëz me burgime  të rënda dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Akuzat e ndërsjellta që qarkullojnë gjithnjë dhe vazhdimisht duke aluduar për njerëz të caktuar deri edhe në funksionet e larta shtetërore do të mërrnin fund, së bashku me shpartallimin njëherë dhe përgjithmonë të strukturës kriminale të ish sigurimit. Pa reformën kundër struktures kriminale të ish sigurimit kumunist, demokracia në Shqipëri do të mbetet seriozisht e kërcënuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›