Java XIV Superliga, kryesueset zbresin sot në fushë
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Starton sot Java e 14-të e Superligës shqiptare me 3 ndeshjet e para, ndërkohë që nesër, të dielën, do të luhen edhe 3 ndeshjet e tjera. Nga skuadrat e kreut, vetëm Tirana do të luajë në shtëpi, ndërkohë që Dinamo, Besa dhe Apolonia kanë për të kaluar transferta të vështira. Konkretisht, Tirana do të presë në “Qemal Stafa” Gramozin e Ersekës, në një ndeshje ku vlejnë vetëm 3 pikët për bardheblutë. Por, edhe kolonjarët nuk do të vijnë në kryeqytet për turizëm, por do të tentojnë të mos dalin pa pikë, pasi vetë pozicioni në renditje ua kërkon me pahir këtë gjë. Skuadra e drejtuar nga Alban Tafaj duket se i ka thënë lamtumirën titullit kampion për këtë edicion, pasi diferenca me kreun, që mbahet nga Dinamo, është e madhe, plot 14 pikë. Gjithsesi, duke parë se rivalet e saj, Dinamo dhe Besa, luajnë në transfertë këtë javë, nuk është çudi që bardheblutë të rikuperojnë diçka në renditje. Në të njëjtën ditë me Tiranën, po sot, do të luajë edhe kryesuesja Dinamo, e cila do të udhëtojë drejt Durrësit, për tu ballafaquar me Teutën. Nëse u referohesh forcave dhe përbërjes së të dyja skuadrave, nuk do shumë mend të thuhet se Dinamo është favorite. Por, në futboll nuk dalin shpesh parashikimet, aq më tepër që Teuta e Mirel Josës, kur luan në shtëpi, u nxjerr probleme të gjitha skuadrave. Tashmë të gjitha skuadrat e superligës kanë një “garë” mes tyre, cila do ti shkaktojë humbjen e parë në këtë kampionat Dinamos, të cilin nuk e njeh akoma, pas 13 javësh. Një lakmi të tillë, pa diskutim, do ta tentojë që këtë javë Teuta, jo vetëm për ti shtuar “arkivës” së vet 3 pikë të çmuara, por edhe për ti thënë futbollit shqiptar: “Ja si mundet Dinamo!” Sot, një tjetër kryesuese, e vendit të tretë, Apolonia e Fierit, do të luajë në transfertë, në Peqin, ndaj Shkumbinit vendas. Skualifikimi nga Kupa e Shqipërisë që në 1/16 finale, patjetër që do ta ketë rritur ngarkesën psikologjike te lojtarët fierakë. Megjithatë, duke e ditur tashmë se kanë vetëm një mundësi, për të realizuar objektivat, përfshirjen në Kupat e Evropës, Apolonia do ti shkarkojë të gjitha bateritë në kampionat, duke nisur që në këtë javë ndaj Shkumbinit, i cili, nga ana e vet, mbetet thuajse i pamundur në fushën e tij. Të dielën, Besa e vendit të dytë do të luajë në transfertën e Laçit. Pikërisht aty ku tri javë më parë u mund edhe Tirana, ndaj vështirësia për kavajasit është e një shkalle të lartë. Forma e mirë që po kalon javët e fundit skuadra kurbinase, me fitore jo vetëm në shtëpi, por edhe jashtë fushe, si herën e fundit në Ersekë, janë paralajmërime të qarta për Besën e Shpëtim Duros, se nuk do ta kenë aspak të lehtë. Madje, edhe barazimi, nëse i referohemi së shkuarës së ndeshjeve të luajtura në Laç në këtë kampionat, mund të jetë një rezultat i dëshirueshëm për kavajasit. Megjithatë, nuk ka dyshim, të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin, pra fitoren, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ishin brenda objektivit. Në kryeqendrën e Veriut, në Shkodër, Vllaznia do të presë Kastriotin e Krujës. Kuqeblutë, pas një barazimi, të marrë fundjavën e shkuar në Fier, duket se i kanë “karikuar bateritë”, për të marrë fitore para tifozëve të vet. Në këtë synim kanë një pengesë, Kastriotin e Krujës, i cili ka demonstruar luhatje në këtë kampionat. Një derbi verior, mes dy skuadrave me traditë e histori të ndryshme, megjithatë fusha e lojës dhe aktualiteti duket se i përball në kushte të barabarta. Flamurtari i Vlorës, në një situatë shumë kritike, i fundit në renditje, i dalë edhe jashtë Kupës së Shqipërisë, do të luajë të dielën një nga shumë finale, në përpjekjet e tij për të mbijetuar. Sepse kështu kanë rrjedhur ngjarjet në kampin vlonjat. Një “lab” do të ketë synime të kundërta me Flamurtarin këtë javë. Trajneri i Skënderbeut, Gerti Haxhiu, do të tentojë ta zërë “mat” skuadrën e vendlindjes së tij, në emër të profesionalizmit, që e ka dërguar deri në juglindje, për të drejtuar skuadrën korçare. Një humbje e Flamurtarit do të ishte mjaft ë rëndë, por edhe barazimi duket se nuk u bën punë kuqezinjve. Ndaj, 3 pikët, janë e vetmja rrugë për skuadrën e Gugash Maganit. Por, dëshira është tjetër dhe mundësitë janë të tjera, ndaj jo pak gjëra janë edhe në dorën e Skënderbeut, një skuadër simpatike, që kohët e fundit ka treguar pathyeshmëri në prapavijë.
Disiplina jep ndëshkimet
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë vendimet në lidhje me incidentet e ndodhura në përfundim të ndeshjes së Kupës mes Dinamos dhe Bylisit (3-0), megjithatë vetëm lojtarët dhe trajnerët janë ndëshkuar prej tij. Takimi i së mërkurës u mbyll me një përleshje mes zëvendës presidentit të Dinamos Avni Braçe dhe kreut të klubit ballshiot Besnik Kapllanaj, por asnjëri prej tyre nuk ka pësuar ndonjë masë nga vendimet e Disiplinorit. Ndërkohë, lojtari i Dinamos Marko Putincanin është pezulluar për pesë ndeshje dhe gjobitur me 100 mijë lekë për shkak se goditi me kokë një futbollist të Bylisit në sfidën e kthimit në Kupë. Tre ndeshje pezullim dhe 50 mijë lekë gjobë janë vendosur për trajnerin e portierëve të Bylisit Arbër Sino, që ka ofenduar një lojtar kundërshtar si edhe trajnerin e Dinamos Shkëlqim Muça. Ndërkohë, është gjobitur me 30 mijë lekë tekniku i Gramozit Agim Canaj, i cili ka protestuar me gjeste provokuese dhe fyese karshi arbitrit në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Po për takimet e Kupës, që u luajtën të mërkurën, futbollisti i Skënderbeut Elvis Kraja është pezulluar dy ndeshje dhe gjobitur me 300 mijë lekë, pasi ka fyer dhe provokuar arbitrin në ndeshjen ndaj Apolonisë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 14
Sot
TIRANA-GRAMOZI
Gjyqtar: S.Jareci
SHKUMBINI-APOLONIA
Gjyqtar: L.Jemini
TEUTA-DINAMO
Gjyqtar: S.Cekaj
Nesër
LAÇI-BESA
FLAMURTARI-SKENDERBEU
VLLAZNIA-KASTRIOTI
KATEGORIA E PARE
JAVA 14
Sot
KAMZA-LUFTETARI
Gjyqtar: B.Pashaj
POGRADECI-BYLIS
Gjyqtar: A.Beqiri
LUSHNJA-SKRAPARI
Gjyqtar: K.Cjapi
ELBASANI-B.SPORT
Gjyqtar: B.Ziri
MEMALIAJ-ADA
Gjyqtar: M.Masha
BURRELI-PARTIZANI
Gjyqtar: B.Breshani
GRAMSHI-SOPOTI
Gjyqtar: L. Mustafaraj
TURBINA-BESELIDHJA
Gjyqtar: A.Rama
Ky lajm është publikuar: 12/12/2009