Opozita rinis nga Durrësi protestat 1-javore
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste, e mbështetur dhe nga partitë e tjera opozitare, do të nisë ditën e hënë protestat për hapjen e kutive të votimit. Do të jetë Durrësi qyteti i parë nga do të nisë vala e dytë e protestave të opozitës që do të zgjasë plot një javë. Sekretari Organizativ dhe njëkohësisht deputeti i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi se protesta njëjavore do të ketë në qendër të saj reagimin qytetar për krizën e demokracisë dhe krizën e ekonomisë në vend. “Nga dita e hënë, 14 dhjetor, Partia Socialiste e Shqipërisë, së bashku me opozitën e bashkuar qytetare do të organizojë në të gjithë vendin një valë protestash popullore për ti treguar Sali Berishës, kryeministrit të votave të vjedhura e kutive të mbyllura, se qytetarët duan zgjidhje për krizën ekonomike dhe mbrojtje për bizneset e tyre”, - tha ai. Klosi sqaroi më tej dhe arsyet e kësaj vale të re protestash, të cilat sipas tij, janë si pasojë e kutive të mbyllura. Arsyet e deklaruara prej tij janë rritja e çmimit të energjisë, rritja e çmimit për vizitat në spital për ngritjen e TEC-it me qymyr të zi, deri tek mosliberalizimi i vizave edhe për Shqipërinë bashkë me Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë. “Të hënën, më 14 dhjetor, ne do të protestojmë në Durrës për kapjen e shtetit nga fijet e interesave të një familjeje të vetme që dikton qeverisjen e vendit në favor të një grushti njerëzish, do të protestojmë në Durrës për shkeljen e autonomisë vendore dhe prerjen e fondeve për qytetin nga kjo qeveri ilegjitime”, - tha ai. Klosi shtoi se protestat bëhen të nevojshme kur liritë dhe të drejtat kërcënohen përditë nga ky pushtet që grabiti votat për të grabitur Shqipërinë. “Të hënën, më 14 dhjetor, ne do të protestojmë në Durrës për të bashkuar më tej zemrat e zërat e të gjithë shqiptarëve që nuk e pranojnë këtë qeveri të kthyer në regjim dhe këtë qeverisje të kthyer në sundim. Java e ardhshme do të jetë ura që do të lidhë protestat që lamë pas me protestat që do të rifillojnë edhe më fuqishëm pas Vitit të Ri”, - tha ai. Më 21 dhjetor, socialistët mbyllin fazën e dytë të protestave të tyre, dhe më pas do të jetë fillimi i vitit të ardhshëm që do të sjellë një strategji të re të tyre për vazhdimin e veprimtarisë politike, në përpjekje për të mbërritur në qëllimin e tyre final, atë të hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit ose, në të kundërt, rrëzimin e qeverisë Berisha. Më 20 nëntor u mbyll faza e parë e protestave të opozitës nën moton, “Dua të shoh votën time”, fazë e cila u vlerësua si e suksesshme nga opozita, pasi protestat u mbështetën nga një numër i konsiderueshëm njerëzish. Protesta e 20 nëntorit dëshmoi për një mbështetje të gjerë të elektoratit tek opozita, në pretendimin e tyre për hapjen e kutive të votimit. Megjithatë, pas kësaj proteste, nuk pati asnjë reflektim nga ana e mazhorancës demokrate për uljen në bisedime me opozitën për të mbërritur në një marrëveshje për kërkesat e opozitës. Në të kundërt, kryeministri Berisha, qeveria e tij dhe deputetët e mazhorancës, ashpërsuan gjuhën politike ndaj opozitës, kryesisht ndaj Kryetarit të PS, Edi Rama. Kryeministri Berisha dhe deputetët e mazhorancës demokrate prej disa ditësh kanë nisur një sulm të ashpër me akuza personale ndaj Kryetarit të PS, Edi Rama. Në këtë situatë, kur mazhoranca dhe opozita po vazhdojnë të qëndrojnë pa lëshuar pé, faktori ndërkombëtar ka shtuar thirrjet e tij drejtuar dy palëve që të ulen në bisedime për zgjidhjen e krizës politike në vend. Megjithatë, mazhoranca nuk ka dhënë asnjë shenjë të realizimit të kërkesave të opozitës, ndërsa krerët e kësaj të fundit po përgatiten për një tjetër seri protestash, të cilat duket se do ta ashpërsojnë më shumë krizën politike në vend.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2009