Leku dobësohet sërish kundrejt Euros

Ditët e fundit një euro në këmbimin valutor është shkëmbyer me 140 lekë nga 138 lekë që këmbehej vetëm një javë më parë.
Kështu, gjatë javës së shkuar euro ka pasur një tendencë rritëse, duke kapur shifra që përcaktohen mjaft të larta, kundrejt një monedhe vendase.
Sipas specialistëve të ndryshëm, pavarësisht se këto janë luhatje normale të kursit të këmbimit, ndikim kanë pasur edhe prurjet e ulëta të emigrantëve dhe një tjetër faktor mendohet që të jetë edhe liberalizimi i vizave. Kjo, pasi shumë emigrantë shqiptarë nuk janë rikthyer në Shqipëri për pushime dhe kanë marrë në vendet ku ata punojnë të afërmit e tyre.
Por, ata që po pësojnë më tepër efektet e larta të euros në këto nivele janë bankat, bizneset dhe konsumatorët. Vlerësimi i monedhës europiane ka ndikuar negativisht edhe në xhepat e atyre që paguajnë shërbime në euro.
Kjo kategori rezulton që të paguajnë disa herë më shumë për shërbimet, sidomos kur bëhet fjalë për kreditë e marra në euro. Duke u kthyer në retrospektivë të shifrave të këmbimit valutor, për të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezulton se në datën 2 gusht 2010, 1 euro blihej me 135 lekë dhe shitej 135,6 lekë. Ndërkohë që mesatarja e përgjithshme e këmbimit të lekut me euron për sezonin veror të vitit 2010, ruajti nivelin 135.6 lekë në blerje dhe 136.2 lekë në shitje. /Start/
2011-08-02 14:01