E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet shëndetësore, të vlefshme edhe në privat

Sigurimet shëndetësore do të njihen edhe pse jo gjithmonë në masën 100% edhe nga

spitalet private. Për rrjedhojë, të gjithë personat që i paguajnë sigurimet shëndetësore, së shpejti do të mund të marrin shërbime edhe në institucionet shëndetësore jopublike. Ndonëse Ligji i Sigurimeve Shëndetësore është i ri dhe do së paku edhe dy vjet që të implementohet, drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, nuk përjashton spitalet private për të pritur pacientët e siguruar me çmime të arsyeshme.

“Në rast se një shërbim me këtë kontribut dhe këtë nivel mbulese siguracionesh në institucionin publik e ka falas apo të mbuluar, në institucionin privat merr atë pjesë të kontributit që i takon për sëmundjen sipas sistemit dhe atje paguan diferencën”, - pohon Pipero. Ndërkaq, ai sqaron se ligji përjashton vetëm spitalet e pakontraktuara nga Fondi Kombëtar i Sigurimeve. “Në momentin që ligji bëhet i implementueshëm për sistemin, pra në fund të 2 vjetëve, kontributi që ti ke dhënë duke u siguruar mund të përkthehet në shërbim në një institucion publik apo në një institucion privat, me një kusht, që institucionet të jenë të kontraktuara nga Fondi Kombëtar i Sigurimeve. Kontraktimi do të bëhet në bazë të performancës, në bazë të standardeve, në bazë të akreditimit”, - sqaron më tej drejtori i Politikave. Aktualisht, në vendin tonë, skema e sigurimeve shëndetësore funksionon vetëm në shërbimin parësor dhe në disa spitale rajonale publike, ndërkohë që rreth gjysma e popullsisë merr shërbime falas, pasi paguajnë rregullisht sigurimet për shëndetin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›