E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku është në kuota të qendrueshme kundrejt euros

Monedha shqiptare, leku, gjatë muajit të fundit ka qënë në kuota të qëndrueshme në këmbimet valutore ndaj monedhës europiane, euro. Sot (1 prill) në tregun valutor një euro blihej me 130,7 lekë dhe shitej me 131,2 lekë, ndërsa para një muaji një euro blihej me 129,5 lekë dhe shitej me 130 lekë. Ndërsa në krahasim me dy javë më parë, leku ka qënë pothuajse në të njëjtat kuota këmbimi me euron, pasi më 16 mars një euro blihej me 130,9 lekë dhe shitej me 131,4 lekë. Po ashtu, edhe në krahasim me një javë më parë, kur kuotat e këmbimit ishin: 130,9 lekë dhe 131,4 lekë. Ndërkohë, në fillim të vitit një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8. Gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›