E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho fton Van Nilsteroy tek Reali

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho ka ftuar Ruud van Nistelrooy të rikthehet me skuadrën madrilene, pasi mediat spanjolle prej ditësh kanë raportuar se klubi madrilen ka nisur tratativat për të transferuar në “Santiago Bernabeu” sulmuesin holandez.

Van Nistelrooy u largua nga Reali përpara një viti pasi shënoi 46 gola në 68 ndeshje me “merengues”, ndërsa tani vazhdon karrierën në kampionatin gjerman me Hamburg. Reali i Madridit ka hyrë në merkato për të gjetur një sulmues, pas dëmtimit të Gonazalo Higuain dhe ecurisë së dobët të francezit Karim Bemzema.
"Kemi shumë emra në listën tonë. Por nëse ai që do të vijë do të jetë  Van Nistelrooy, ne do të jemi shumë të lumtur. E njoh atë që në kohën kur luante në Angli dhe mendoj se është një lojtar i shkëlqyer”, ka bërë të ditur Mourinho.

Van Nistelrooy ka luajtur me sukses edhe me Manchester United, përpara se të transferohej te Reali i Madridit ku ishte një nga lojtarët  më të rëndësishëm të madrilenëve  në fitimin e titullit kampion në vitin 2007 dhe 2008. Pas largimit nga kampionati spanjoll sulmuesi 34 vjecar vazhdon paraqitjen e tij të mirë me Hamburgun, ku ka shënuar 10 gola në 25 ndeshje të luajtura në Bundesligën gjermane.

Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e diel , 16 janar 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›