E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leku forcohet ndaj euros, humb terren ndaj dollarit dhe paundit

TIRANË, 1o shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat ndaj euros dhe humbi terren kundrejt dollarit amerikan dhe paundit britanik.

Sipas Bankës së Shqipërisë sot një dollar amerikan u këmbye me 82,96 lekë, ose 0,36 lekë me shumë, ndërsa monedha europiane u këmbye me 97,12 lekë, ose 0,08 lekë më pak se një ditë më parë.

Ndërkohë, paundi britanik dhe franga zvicerane u këmbyen respektivisht me 112,29 lekë dhe 104,12 lekë.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.96 +0.36
Euro EUR 97.12 -0.08
Poundi Britanik GBP 112.29 +0.07
Franga Zvicerane CHF 104.12 -0.15
Jeni Japonez (100) JPY 56.27 -0.15
Dollari Australian AUD 54.80 +0.16
Dollari Kanadez CAD 59.92 +0.06
Korona Suedeze SEK 8.87 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.36 +0.07
Korona Daneze DKK 13.01 -0.01
SDR SDR 113.96 +0.70
Ari(OZ 1) XAU 302605.73 +861.32
Argjend(OZ 1) XAG 3413.04 +4.52
Juani Kinez (onshore) CNY 11.65 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 11.66 +0.05
Lira Turke TRY 2.01 +0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›