Leku ne renie ndaj valutave te tjera

Me mbylljen e sezonit veror, gjatë këtyre ditëve të para të shtatorit, monedha shqiptare ka vijuar të shënojë ulje ndaj shportës së valutave ndërkombëtare.
Në fundjavë në tregun e këmbimit valuator, një euro është këmbyer me 140 lekë nga 139 që këmbehej në fillim të javës. Sipas specialistëve, ndikim në rritjen e valutës europiane ndaj lekut, është ndikuar nga reflektimi i bursave ndërkombëtare, por më tepër është ndikuar nga prurja jo e madhe e emigrantëve gjatë muajit të kaluar. Gjithashtu edhe monedha amerikane ka pësuar një rritje ndaj lekut, kun ë fund të kësaj jave ka kapur kuotën e 101,90 lekëve nga 98.30 lekë që blihej në fillim të kësaj jave.
Ardhja e emigrantëve gjatë stinës së verës, nuk solli ndonjë lëvizje të dukshme në forcimin e lekut në treg, pavarësisht se mes muajit korrik dhe gusht pati një rritje të lehtë të monedhës vendase, kryesisht ndaj valutës europiane. Gjithsesi në në bursat ndërkombëtare monedha e eurozonës ka shënuar rënie të vlerës, duke kapur kështu nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit, krahasuar me dollarin amerikan. Shqetësimi I vazhdueshëm mbi paaftësinë e menaxhimit të krizës së borxheve nga ana e bashkimit europian ka ndikuar në uljen graduale të euros gjatë kësaj periudhe. Gjatë mbylljes së sesionit të fundit të kësaj jave, valuta euro ka rënë ndjeshëm ndaj dollarit me 1,39, ndërkohë që në 24 orëshin e mëparshëm qëndronte disa pikë më lartë në 1,37 dollarë.
Luhatja e sesionit te fundit, u trondit në pjesën e dytë të ditës, kryesisht nga largimi I një prej ekonomistëve më të njohur të bankës qëndrore europiane.