Dollari dhe euro “sfumojnë” lekun

Ardhja e emigrantëve gjatë verës nuk solli ndikim të madh në forcimin e lekut në treg, ndërsa tani duket se euroja po ngjitet sërish.
Në fund të kësaj jave një euro në këmbimin valutor është shkëmbyer me 139.80 lekë nga 139.20 lekë që ishte në fillim të kësaj jave. Sipas specialistëve, ndikim ka pasur prurjet e ulëta të emigrantëve por edhe reflektimi i bursave ndërkombëtare.
Rritje ka pasur edhe dollari amerikan që në fund të kësaj jave ka kapur kuotën e 101.90 lekëve nga 98.30 lekë që blihej në fillim të javës. Por, ata që po ndjejnë më tepër efektet e larta të euros në këto nivele janë bankat, bizneset dhe konsumatorët. Në Agjencitë e Këmbimit Valutor të Tiranës, një dollar u ble sot mesatarisht me 101.90 lekë dhe u shit me 102.70 lekë, ndërsa një euro u ble me 139.80 lekë dhe u shit me 140.40 lekë. /S.Ll/Start/
2011-09-10 10:46