E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 mije perdorues ndyrshojne kompanine celulare

Rreth 10 mijë përdorues të telefonisë së lëvizshme kanë preferuar të marrin shërbime nga kompani të tjera pa ndryshuar numrin. Futja e teknologjisë që lejon bartjen e numrit ka sjellë dhe rritje të konkurencës në treg. Për Albanian Screen drejtues të autoritetit mbikëqyrës thonë se këto lëvizje sjellin ulje të çmimeve.

"Aktualisht ekzistojnë rreth 10 mijë numra të importuar midis rrjeteve celulare. Implementimi nëpërmjet numrit ndikon në një masë të madhe dhe në konkurrencën midis operatorëve", tha Altin Rrapaj, drejtori i Rregullimit Ekonomik. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare po punon për të ndryshuar dhe çmimet e mesazheve të shkruara, audio dhe atyre zanore.

"Mesazhet SMS deri në fund të vitit 2010 nuk është se kanë qenë në rregullim.Megjithatë duke filluar nga viti 2011, ato janë vënë në fokusin rregullator duke marr shkas dhe nga analiza e kostove që iu bë në vitin 2010. Publikuam së fundi në qershor një dokument analize tregu për terminimin e mesazheve SMS dhe që pritet të përfundojë javën në vijim, periudha e konsultimit publik për këtë dokument analize dhe pas përfundimit të këtij procesi AKEP do të marr vendimet respektive për tarifat e terminimit të SMS ku është bërë një propozim për reduktime të ndjeshme të tarifës së terminimit të SMS-ve", vijoi Rrapaj.

Në datë një shtator hynë në fuqi uljet e tarifave për trafikun me shumicë në tre kompanitë më të mëdha celulare në vend. Reduktimi ishte 14.5 për qind për dy kompani dhe 20 për qind për tjetrën. Këto  janë çmime me shumicë te operatorët dhe nuk aplikohen direkt për abonentët, por këto ndryshime ndikojnë në koston e shërbimeve.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›