E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku ngjitet në kuotën më të lartë në një muaj

Kursi

Euro humbi 15 qindarka në kursin e këmbimit kundrejt lekut dje, ndërkohë që monedha shqiptare shënoi kuotën më të lartë që nga 19 shkurti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të cilat pasqyrojnë kursin mesatar me pakicë të paradites, euro u këmbye për 138.55 lekë dje. Kursi fiks qe afërsisht në të njëjtat nivele edhe në tregun ndërbankar, ku valuta këmbehet me shumicë, gjë që do të thotë se ndoshta forcimi i lekut ka mbërritur në maksimum. Euro ka rënë kundrejt lekut për gjashtë ditë radhazi dhe ekspertët shpresojnë se në këtë mënyrë, po i largohet kuotës psikologjikisht të rëndësishme prej 140 lekësh.

Shkaku kryesor sipas agjentëve të këmbimit valutor, nuk lidhej me kërkesë-ofertën në tregun shqiptar, por me rënien e fortë të euros në tregun ndërkombëtar.

Dollari shënoi kuotën më të lartë që nga mesi i vitit 2009 kundrejt monedhës sonë në 103.77 lekë, sipas kursit fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Vlera e dollarit në tregun shqiptar nuk përcaktohet nga kërkesë-oferta për shkak se sasia e dollarit në qarkullim është e papërfillshme. Historikisht leku shqiptar ka ndjekur euron në ndryshimet kundrejt monedhave të treta si USD apo paund.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›