Biznesi: Regjistri i detyrimeve të ndërsjella eleminon kompanitë fantazmë
Bankat duhet të njihen me kompanitë me probleme
Kompanitë e fshehura, shteti të luftojë fenomenin
Krijimi i një regjistri, ku do të shënohen gjithë detyrimet e ndërsjellta të një sipërmarrjeje private, do të ishte një mundësi shumë e mirë për të frenuar fenomenin e kompanive piramidë, të cilat pengojnë zhvillimin ekonomik. Komuniteti i biznesit të shoqërive prodhuese kërkon nga qeveria të gjenden të gjitha rrugët e duhura ligjore, për të frenuar këtë fenomen, i cili bëhet pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe prish konkurrencën e ndershme. Konfindustria shpreh shqetësimin për praninë në rritje të të ashtuquajturave "zinxhirë të kompanive piramidale të fshehura" në ekonominë shqiptare, që për nga përmasat përbëjnë një “bombë me sahat” për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Konfindustria mbështet krijimin e regjistrit të detyrimeve të ndërsjellta të kompanive, si një nga veprimet e duhura për të luftuar fenomenin shqetësues të “piramidave të fshehura” në ekonominë shqiptare, si dhe vënien në dijeni të të dhënave të regjistrit të mësipërm pa përjashtim për bankat, bizneset dhe qytetarët. Duke mbështetur krijimin e regjistrit të detyrimeve të ndërsjellta të kompanive, në të njëjtën kohë Konfindustria kundërshton ndërhyrjen e shtetit nëpërmjet mosrimbursimit të TVSH-së (tatimit të taksës së shtuar) për kompanitë debitore në transaksionet ku shteti nuk është pjesëtar/palë. Mosrimbursimi i TVSH-së ka kuptim vetëm në rastet kur kompanitë kanë detyrime fiskale të arsyetuara ndaj shtetit, por edhe në këto raste duhet të pranohet mospagesa e detyrimeve fiskale të të gjitha llojeve deri në masën barazuese të ndërsjelltë nga kompanitë, kur është vetë shteti, që u detyrohet rimbursimin e TVSH-së. Konfindustria mbështet përmirësimet ligjore për rastin e mësipërm të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë. Në çdo rast tjetër ndërhyrja e institucioneve të ekzekutivit është e papranueshme dhe me pasoja të padëshirueshme në afatgjatë për biznesin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.